Kanceri Testikular

Kanceri Testikular

Kanceri testikular është zhvillimi i qelizave tumorale në njërin ose në të dy testikujt. Funksioni kryesor i testikujve është prodhimi i hormoneve që kontrollojnë zhvillimin seksual, riprodhimin dhe prodhimin e spermës tek mashkulli.

Cilat janë shenjat?


Si për të jithë llojet e kancerit, edhe në atë testikular kapja e hershme ka shumë rëndësi në suksesin e trajtimit. Kështu që vet-ekzaminimi është një xhest që duhet të kryhet nga të gjithë meshkujt. Ndër shenjat që jep ky lloj kanceri përmendim:

  • Një fryrje / nodus në njërin ose në të dy testikujt
  • Enjtje e testikulit
  • Ndjenjë diskonforti ose rëndese në skrotum
  • Dhimbje në fund të barkut / dhe ose në nivelin e testikujve
  • Zmadhim i gjirit

Në rast të të tilla shenjave, mashkulli duhet të konsultohet patjetër me mjekun.

Ku & kur shfaqet më shpesh?


Kanceri testikular shfaqet më shpesh në meshkujt e moshës 20 -35 vjec. Është më i shpeshtë në rastet e meshkujve me testikuj që nuk kanë zbritur (kriptorkidizëm), që kanë histori pozitive familjare më këtë lloj kanceri, që janë të prekur edhe nga sindroma të tjera gjenetike si për shembull sindroma Klinefelter, Down etj.

Si trajtohet?


Nqs kapet në kohë, ky lloj kanceri është ndër më pak të rrezikshmit. Trajtimi mund të përfshijë një kombinim mes kirurgjisë (heqjes së testikulit), rrezatimit dhe kimioterapisë.

A mund të ruajë një mashkull fertilitetin e tij nqs diagnostikohet me kancer testikuli?


Sigurisht që po! Një pjesë e mirë e meshkujve që diagnostikohen me kancer testikuli janë ende të rinj dhe për rjedhojë rrezikojnë të humbasin fertilitetin e tyre si pasojë e nevojës për heqje të testikulit, apo trajtimeve të tjera (kimioterapi, radioterapi). Por përpara se të fillojnë këto trajtime, ata mund të ruajnë spermën në një klinikë fertiliteti duke pasur mundësinë kështu që të bëhen prindër në të ardhmen, pasi të kenë fituar luftën me kancerin. Sperma e ruajtur mund të përdoret për Fekondim In Vitro.

error: Content is protected !!