Embryo-FreezingRuajtja e embrioneve në ngrirje

Embryo-Freezing

Gjatë Fertilizimit In Vitro, shpesh herë mund të formohen shumë embrione me cilësi të mirë. Por në shumicën e rasteve, numri i embrioneve që transferohen në fund të një cikli është 1 ose 2 embrione. Shumë rallë mund të transferohen 3 embrione njëherësh. Kjo do të thotë se çifti duhet të vendosë se çfarë duhet të bëjë me këta embrione “të tepërta”. Opsioni më i mirë në këto raste është ruajtja e këtyre embrioneve “të tepërta” për ti përdorur në një transfertë tjetër në të ardhmen.

Kur është aplikuar për herë të parë?

Për herë të parë transferta e një embrioni të ruajtur në ngrirje rezultoi me sukses dhe lindjen e një fëmije të shëndetshme në vitin 1984.

Çfarë është krioprezervimi i embrioneve?

Ruajtja e embrioneve kryhet duke i ekspozuar ato ndaj temperaturave shumë të ulëta, ndaj quhet ndryshe edhe embryo freezing ose embryo cryopreservation (krioprezervim). Kjo arrihet duke i ruajtur embrionet në dispozitivë specialë në brendësi të tankeve me azot të lëngët, në brendësi të të cilëve temperature arrin në – 196 gradë Celcius.

Teknikisht, ruajta në ngrirje mund të kryhet përmes ngrirjes së ngadaltë (sloë freezing) ose asaj të shpejtë (ultra-rapid ose vitrification). Vitrifikimi është një teknikë që përdoret gjithnjë e më shumë. Veçoria më e rëndësishme e vitrifikimit është mundësia e ruajtjes së embrioneve thuajse pa dëmtim gjatë ngrirjes. Përderisa në këtë temperaturë ndalon çdo lloj aktiviteti biologjik, embrionet mund të ruhen pa humbur gjallërinë e tyre, deri në kohën kur do të shkrihen.

Sa gjatë mund të ruhen embrionet e ngrira?

Koha më e gjatë e raportuar për një embrion të ruajtur në ngrirje është 30 vite, megjithëse teorikisht nga momenti i vitrifikimit ato mund të ruhen për një kohë pa limit. Në shumicën e rasteve, çiftet zgjedhin ti përdorin embrionet e ruajtura në ngrirje brenda 2-3 viteve nga momenti i vitrifikimit. Në menyrë periodike, çdo vit, çiftet që kanë embrione të ruajtura në ngrirje duhet të konfirmojnë në klinikë vazhdimin e ruajtjes së embrioneve të tyre përmes pagesës vjetore. Pavarësisht se është një pagesë simbolike, kjo konfirmon interesin e çiftit kundrejt këtyre embrioneve. Për më tepër kjo është enevojshme edhe për të mbuluar shpenzimet vjetore për ruajtjen e vazhdueshme të këtyre embrioneve.

Cilat janë avantazhet e ruajtjes në ngrije të embrioneve?

Avantazhet e ngrirjes (krioprezervimit) të embrioneve janë si më poshtë:

  • Maksimalizon shanset për shtatzani brenda të njëjtës procedure IVF. Kjo do të thotë se për të njëjtin stimulim, pacientja të ketë më shumë se 1 procedurë embrio transferte. Më mirë 2 apo 3 transferta se sa 1 transfertë!
  • Shmang “flakjen” e embrioneve normale, të gjalla por që kanë “tepruar”.
  • Në raste të hiperstimulimit ovarian, transferimi i embrioneve mund të anulohet; embrionet të ngrihen dhe të transferohen më vonë atëherë kur hiperstimulimi të jetë kaluar.
  • Në raste kur endometriumi nuk duket i përshtatshëm për implantim, embrionet mund të ngrihen dhe të transferohen më vonë kur endometriumi të jetë më i përshtatshëm për implantim.
  • Në rastet me kancer, embrionet mund të ngrihen përpara kimioterapisë ose radioterapisë dhe të transferohen në një moment të dytë kur pacientja ta ketë fituar luftën me kancerin. Embryo freezing është metoda më e mirë e ruajtjes së fertilitetit në rastet e femrave me kancer por që kanë partner.
  • Transferta e embrioneve të ruajtura në ngrirje është shumë herë më pak e kushtueshme se sa rifillimi i një cikli tjetër IVF.
  • Ruajtja e embrioneve në ngrirje me disa vite, shmang efektin e “orës biologjike”. Kuptohet që embrionet e formuara nga vezët e një moshe më të re janë më cilësore se sa embrionet e formuara nga vezët e një moshe më të avancuar.

Sa është përqindja e mbijetesës së embrioneve pas shkrirjes së embrioneve të ngrira?

Jo të gjithë embrionet i mbijetojnë shkrirjes dhe kjo është më se e pritshme. Përqindja e mbijetesës pas shkrirjes së embrioneve të ruajtura në vitrifikim varion nga 80 – 90 %.

Sa “normalë” janë bebet e lindura pas transfertës së embrioneve të ruajtura në ngrirje?

Këto bebe janë po aq normalë sa edhe bebet e lindura pas transfertës së embrioneve të freskëta.

Kush ofron më shumë sukses: Transferta e embrioneve të freskëta apo transferta e embrioneve të ngrira?

Kjo është një pyetje shumë komplekse dhe varion nga karakteristikat specifike të cdo pacienti. Duke qenë se vitrifikimi ka shumë sukses në ruajtjen e embrioneve, përqindja e suksesit nuk ndryshon shumë me rastet kur transferojmë embrione të freskëta.

Cila eshte procedura e transferimit te embrioneve të ruajtura në ngrirje?

Në momentin që ju dëshironi të transferoni embrionet e ruajtura në ngrirje, ju duhet të njoftoni klinikën ku i keni ruajtur këto embrione. Pas kësaj, mjeku specialoist do të përshkruajë planin e përgatitjes dhe të transfertës. Embrionet e ngrira, pasi të shkrihen, mund të transferohen në një cikël natyral ose në një cikël me përgatitje hormonale. Që të dyja metodat kanë shanse të njëjta suksesi. Në momentin që kemi një trashësi endometriale optimale dhe një nivel estradioli normal, atëherë nisim suportin e fazës luteale dhe programojmë shkrirjen dhe transfertën e embrioneve në një ditë që të jetë në një fazë me zhvillimin endometrial.

A mund ti transferoj në një klinikë tjetër.embrionet e ruajtura në ngrirje?

Sigurisht që po! Pacienti është “zot” i embrioneve të tij dhe mund ti tërheqë nga njera klinikë dhe ti transferojë në një klinikë tjetër.

Po në rast divorci?

Në rast se cifti që ka ruajtur embrionet në ngrirje divorcohet, atëherë shkrirja dhe transferta e tyre mund të bëhet vetëm me aprovimin e të dy partnerëve.

error: Content is protected !!