LEEP

LEEP

LEEP është shkurtim për loop electrosurgical excision procedure. Është një teknikë e cila përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar zona me qeliza jo normale (me displazi ose gjendje pre-kanceroze) ose kancer në nivelin e qafës së mitrës.

Përse indikohet?

LEEP përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar zona me qeliza jo normale (me displazi ose gjendje pre-kanceroze) ose kancer në nivelin e qafës së mitrës.

Në shumicën e rasteve këto zona të dyshimta janë displazi cervikale, e thënë ndryshe gjendje pre-kanceroze dhe, nqs lihen pa trajtim mund të shndërrohen në kancer të qafës së mitrës në harkun e disa viteve.

Në raste më të rralla, LEEP mund të përdoret edhe për heqjen e polipeve në nivelin e qafës së mitrës ose për heqjen e kondilomave genitale.

Si kryhet?

Kjo procedurë kryhet më pacienten në pozicion gjinekologjik. Pas vendosjes së spekulumit, evidentohet qafa e mitrës dhe ekzaminohet nën drejtimin e kolposkopit. Përmes aplikimit të acidit acetic dhe Lugolit mjeku bën të mundur lokalizimin e zonave me ndryshime të dyshimta në qafën e mitrës.

LEEP kryhet përmes një anse e cila është lidhur me një rryme elektrike përmes një aparature speciale mjeksore. Nën drejtimin e mjekut, me anën e kësaj anse (loop) kryhet heqja e zonave të dyshimta nga qafa e mitrës. Pra në këtu, ansa vepron si një bisturi. Ndaj quhet ndryshe dhe ekscizion me anse ose LOOP Excision.

Pjesët e hequra dërgohen për biopsi për të konfirmuar diagnozën.

A ka dhimbje?

Jo, pasi kryhet me anestezi lokale.

Sa zgjat procedura?

Zakonisht zgjat 10 – 15 minuta.

Çfarë ndodh pas procedurës?

Pas procedurës, zakonisht pacientet qëndrojnë 30 minuta shtrirë. Pas kësaj mund të vazhdojnë aktivitetin normal. Në javët që pasojnë mund të ketë ndonjë rjedhje si menstruacion jo i rregullt, i pakët, apo edhe dhimbje të lehta në nivelin e fundit të barkut. Në dy javët në vazhdim nuk rekomandohet kontakti seksual dhe as përdorimimi i tamponeve vaginale. Një kontroll tjetër pas 3-4 javëve rekomandohet për të parë shërimin e qafës së mitrës dhe për të diskutuar rezultatin e biopsisë me mjekun.

error: Content is protected !!