Rezerva Ovariane e reduktuar

Rezerva Ovariane e reduktuar

Çfarë do të thotë rezervë ovariane e reduktuar?


Rezerva ovariane e reduktuar është një situatë në të cilën vezoret kanë më pak potencial fertil duke sjellë kështu edhe infertilitet, për shkak se përmbajnë një numër më të reduktuar të folikujve.

Në shumicën e rasteve është rezultat i moshës së avancuar të femrës (dmth një proces normal me kalimin e viteve), por mund të jetë edhe pasojë e ndonjë sëmundje (endometrioza, anomali kromozomial) ose e trajtimeve të ndryshme (kirurgjikale, kimioterapi, radioterapi).

Nga se shkaktohet?


Me rritjen e moshës së femrës, fertiliteti i saj reduktohet. Ky është një fakt i njohur që në lashtësi. Ky është një fenomen universal dhe fillon të ndihet që në fillim të të 30-ave dhe theksohet shumë pas moshës 35 vjecare. Zakonisht vetëm një pjesë e vogël e femrave e ruan ende fertilitetin edhe në moshën 42 – 45 vjecare.

Për shkak se Fertilizimi In Vitro nuk e ndryshon dot efektin e kohës mbi numrin dhe cilësinë e vezëve tek femra, edhe shanset për sukses të kësaj procedure reduktohen në mënyrë paralele me reduktimin e rezervës ovariane në vite. Sëmundje të ndryshme (endometrioza) ose anomali gjenetike / kromozomiale mund ta përshpejtojnë ritimin e reduktimit të rezervës ovariane.

1-2 % e femrave përjetojnë një insuficiencë ovariane përpara moshës 40 vjecare. Kjo situatë quhet menopauzë e parakohëshme.

Si trajtohet rezerva e reduktuar ovariane?


Për momentin nuk ka asnjë medikament që të ngadalsojë apo të parandalojë “plakjen” e vezoreve. Në momentin që diagnostikohet reduktimi i rezervës ovariane atëherë rekomandohen:

  • të përshpejtohet koncepsioni: (natyral ose artificial)
  • të ruhen në ngrirje vezët ose embrionet për ti përdorur më vonë.

Pacientet me rezervë ovariane të reduktuar zakonisht kanë nevojë për doza më të larta stimulantësh dhe për fat të keq përfundojnë me më pak vezë të aspiruara nqs i nënshtrohen Fertilizimit In Vitro. Megjithatë duhet kuptuar që kur ovaret (vezoret) pushojnë së reaguari, dhurimi i vezëve mbetet i vetmi opsion për të arritur shtatzaninë.

error: Content is protected !!