SIPSëmundja inflamatore pelvike

SIP

Çfarë është?


Sëmundja inflamatore pelvike (SIP) ose Pelvic inflammatory disease (PID) ndodh kur një infeksion përhapet nga vagina dhe qafa e mitrës drejt endometriumit (shtresës që vesh kavitetin e mitrës) dhe drejt tubave të fallopit.

Si shkaktohet?


Infeksioni zakonisht është i transmetuar me rrugë seksuale. Por infeksioni i tubave mund të ndodhë edhe në raste të tjera si për shembull pas ndonjë apendiciti të rupturuar apo ndonjë infeksioni intestinal (të zorrëve).

Disa procedura gjinekologjike si për shembull kyretazhi për ndërprerjen e shtatzanisë, vendosja e një spiraleje apo histeroskopia mund të shoqërohen shumë rrallë me SIP, pavarësisht masave mbrojtëse të ekipit mjeksor.

Cilët prek?


SIP është shumë i përhapur në femrat aktive seksualisht, por jo gjithnjë ka shenja. Kjo bën që në shumë raste SIP të kalojë pa u diktuar dhe për rjedhojë edhe pa u mjekuar duke lenë pasoja të cilat mund të reduktojnë potencialin fertile të një femre.

Çfarë shenjash mund të japë SIP?


  • Shenjat që mund të shfaqen në rastet me SIP mund të jenë:
  • Dhimbje barku
  • Çrregullime menstruale
  • Ndryshim në aromë, ngjyrë dhe sasi të sekrecioneve vaginale
  • Dhimbje gjatë kontaktit seksual
  • Ethe

SIP dhe infertiliteti femëror


Aderencat dhe bllokimet e tubave janë komplikacionet më të shpeshta që SIP mund të japë në kohë. Infertiliteti në këto raste është si pasojë e faktit që spermatozoidi dhe veza nuk takohen. Në disa raste mund të kemi ngushtime të tubave, të cilat pavarësisht se lejojnë takimin dhe për rjedhojë edhe fertilizimin e vezës me spermatozoidin, bëjnë që embrioni i formuar të ngecë në tuba dhe të implantohet aty duke dhënë atë që quajmë barrë jashtë mitre.

Nga se shkaktohet SIP?


Shkaktarët më të shpeshtë janë infeksionet seksualisht të transmetueshme si Klamidia dhe Gonorrea, të ndjekura nga Mycoplasma Genitalium dhe baktere të tjera.

Si diagnostikohet SIP?


Për cdo dyshim apo simptomë nga ato më lart të renditura duhet të drejtoheni tek mjeku gjinekolg. Në shumicën e rasteve SIP mund të diagnostilohet përmes konsultës gjinekologjike, analizave të ndryshme. Në rastet më të komplikuara mund të jetë e nevojshme edhe laparotomia apo laparoskopia për të inspektuar organet pelvike.

Si trajtohet SIP?


Trajtimi i hershëm i SIP minimizon rrezikun për komplikacione dhe pasoja të pakthyeshme. Në trajtim përfshihen:

  • Antibiotikët
  • Analiza e të dy partnerëve për SST dhe mjekimi në rast se partneri del pozitiv.
  • Ndalim i kontaktit seksual deri sa partneri të shërohet.
  • Në rastet e rënda mund të jetë e nevojshme shtrimi në spital për antibiotikë me rrugë venoze ose edhe për nderhyrje kirurgjikale (në rastet kur kemi koleksione purulente).

Si të mbrohemi nga SIP?


Përdorimi i prezervativëve gjatë kontaktit seksual është mjeki më efikas për të shmangur mundësinë për SIP. Nga ana tjetër kontrolli periodik për sëmundje seksualisht të transmetueshme rekomandohet pasi një pjesë e mirë e tyre janë të heshtura.

error: Content is protected !!