Ureaplasma & Mykoplasma

Ureaplasma & Mykoplasma

Çfarë është Ureaplasma?


Ureaplasma urealyticum është një bakter shumë i vogël i cili bën pjesë në familjen e mykoplazmave. Ureaplasma urealyticum gjendet shpesh në florën genital të femrave dhe meshkujve aktivë seksualisht. Gjendet në 70% të individëve normal dhe zakonisht është një bakter (mikrob) që nuk shkakton sëmundje. Megjithatë në raste të vecanta, ureaplazma mund të shkaktojë dëmtime të ndryshme (të listuara më poshtë).

Si përhapet? Përhapja e saj ndodh gjatë kontaktit seksual të pambrojtur me partner okazionalë. Kuptohet që sa më të shpeshta këto kontakte, aq më i lartë edhe probabiliteti që të merret ureaplazma. Edhe në rast se nuk shfaq shenja, një individ që ka ureaplazmën mund ta transmetojë atë përmes kontaktit seksual. Pra kemi te bejme me nje semundje seksualisht te transmetueshme (SST).

Cfarë shenjash mund të japë infeksioni me ureaplazma? Në shumë femra, ureaplasma urealyticum qëndron në zonat genitale dhe nuk shfaq asnjë simptomë (shenjë). Në raste të tjera ajo mund të shkaktojë:

Tek femrat:

Tek meshkujt

  • Prostatit (infeksion të prostatës).
  • Inflamacion të testikujve

Mjekimi. Nqs diagnostikohet infeksioni me Ureaplasma, ai duhet të trajtohet me antibiotikë. Duke qenë se kemi të bëjmë me një SST është e duhur dhe informimi i partnerit seksual në mënyrë që të testohet edhe aid he të marrë mjekimin e duhur nqs del edhe ai i infektuar.

Parandalimi. Mënyra më e mirë e parandalimit është prezervativi.

Çfarë është Mykoplasma?


Infeksioni me Mycoplasma Genitalium shpesh herë është asimptomatik (pa shenja). Mycoplasma genitalium është një bakter i cili përhapet me rrugë seksuale (pra është një sëmundje seksualisht e transmetueshme – SST ashtu si gonorrhea dhe klamidia). Për shkak se infeksioni me Mycoplasma Genitalium në shumë raste shoqërohet në të njëjtën kohë edhe me infeksione të tjera të grupit SST, është e vështirë për mjekët që të vendosin që në fillim diagnozën e mycoplasmës.

Femrat. Mycoplasma Genitalium  tek femrat mund të shkaktojë cervicit (infeksion të qafës së mitrës), sëmundje inflamatore pelvike (PID) dhe endometrit (infeksion të shtresës së brendshme të mitrës). Disa studime kanë dalë në përfundimin se Mycoplasma Genitalium  mund të shkaktojë edhe lindje premature.

Shenjat që jep tek femrat

Në shumë raste infeksioni me Mycoplasma Genitalium  nuk jep shenja. Në rastet e tjera ky infeksion mund të shfaqet me:

  • Prurit vaginal (kruarje)
  • Dizuri (djegie dhe dhimbje) gjatë urinimit
  • Dhimbje gjatë kontaktit seksual (dispareuni)
  • Efektet e largëta janë pak a shumë të ngjajshme me ato të infeksionit me klamidia; Mycoplasma Genitalium mund të shkaktojë sëmundje inflamatore pelvike (PID – pelvic inflamatory disease) duke sjellë kështu dëmtim të funksionit të tubave. Kjo gjë do të rezultojë në infertilitet ose ne shtatzani jashtë mitre.

Meshkujt. Tek meshkujt Mycoplasma Genitalium  mund të shkaktojë:

  • Uretrit (infeksion të uretrës – kanalit të urinës). Shenjat që mund të japë në këtë rast janë Dizuri (djegie dhe dhimbje) gjatë urinimit
  • Artrit – dhinmbje dhe enjtje të kyceve.

Si dhe kur depistohet? Mycoplasma Genitalium tek femrat mund të zbulohet duke kryer analizat në mostrat e urinës dhe të sekrecioneve nga vagina, cerviksi (qafa e mitrës) dhe uretra. Mycoplasma Genitalium  tek meshkujt mund të zbulohet duke kryer analizat në mostrat e urinës dhe të sekrecioneve nga uretra. Jo të gjitha femrat duhet të kryejnë këto analiza. Këto duhet të kryhen vetëm tek ato që kanë rrezik për lindje premature, infertilitet të pashpjegueshëm, dhimbje pelvike kronike dhe simptomat e përmendura më sipër.

Mjekimi. Nqs diagnostikohet infeksioni me Mycoplasma Genitalium, ai duhet të trajtohet me antibiotikë. Duke qenë se kemi të bëjmë me një SST është e duhur dhe informimi i partnerit seksual në mënyrë që të testohet edhe aid he të marrë mjekimin e duhur nqs del edhe ai i infektuar.

Parandalimi. Mënyra më e mirë e parandalimit është prezervativi.

error: Content is protected !!