Egg FreezingEgg (Oocyte) Freezing ose cryopreservation

Egg Freezing

Përse një femër mund dhe duhet të ngrijë vezët e saj?


Një femër që ngrin vezët e bën këtë për arsye të ndryshme. Por të gjitha arsyet kanë një të përbashkët: femra nuk është gati për të patur një fëmijë dhe kërkon të shtyjë dhe ruajë mundësinë për tu bërë nënë në një moment më të përshtatshëm. Pra femra kërkon të fitojë kohë përballë situatave në të cilat mëmësia për të është ose e pamundur ose e vështirë. Këto situata janë si më poshtë:

Ngrirja e vezëve për arsye sociale:

Ky është indikacioni më i shpeshtë tashmë. Femrat të cilat shtyjne të paturit e një fëmije për shkak të arsyeve dhe rethanave personale tashmë kanë opsionin e ngrirjes së vezëve (egg freezing) për ti përdorur ato në një moment kur ato të ndihen gati për të patur një fëmijë. Ky hap u lejon femrave të ruajnë avantazhin që ofron mosha e re (vezë më të shumta në numër dhe më të shëndëtshme) për një interval kohor që është në dëshirën e tyre.

Më e re … vezë më të shëndetëshme!

Në lindje një femër ka rreth 600 000 vezë (rezerva ovariane), numër ky që reduktohet me një ritëm prej 1000 në muaj që nga momenti që ajo vjen në jetë. Kjo rënie është nje proces natyral dhe zakonisht quhet ora biologjike e femrës. Reduktimi i numrit të vezëve është një proces që nuk mund të ndalet dhe vazhdon përgjatë gjithë jetës menstruale por edhe kur femrat janë shtatzana, ushqejnë me gji apo marrin kontraceptivë. Ritmi i pakësimit të rezervës ovariane është më i shpejtë pas moshës 35 – 37 vjecare dhe kjo është arsyeja përse fertiliteti (aftësia për të arritur shtatzaninë) tek femrat bie kur ato kalojnë këtë moshë. Por nuk pakësohet vetëm numri, por edhe cilësia e vezëve me kalimin e viteve. Është kjo arsyeja se përse defektet kromozomiale apo humbjet e shtatzanive (natyrale apo me IVF) janë më të shpeshta pas moshës 35 – 37 vjecare.

Kjo bën që femra të përjetojë një presion më të madh social se mashkulli. Koha që mashkulli ka në dispozicion për të ndjekur studimet dhe arritur suksesin në karrierë dhe për të krijuar familje është më e madhe se ajo e femrës. Kjo sepse potenciali fertil i një mashkulli ndikohet thuajse aspak nga faktori moshë, ndërkohë që potenciali fertil i femrës fillon të bjerë ndjeshëm pas moshës 35 vjecare. Pra deri në atë moshë femra duhet njëkohësisht të mbarojë studimet, të ketë karrierrë dhe të ngrejë familje dhe të rrisë fëmijët. Ngrirja e vezëve bën që kjo kohë për femrë të zgjatet për sa kohë që ajo dëshiron.

Një femër që nuk është gati për të bërë nënë, përmes ngrirjes së vezëve të saj në një moshë të re, ka mundësi të ruajë fertilitetin e saj edhe për një kohë kur ky fertilitet do të ishte më i reduktuar për shkak të kalimit të viteve dhe reduktimit të rezervës ovariane. Ky fakt i jep mundësi femrave që nuk kanë ende plane për të krijuar familje, por që duan të investojnë kohë në studime dhe karrierrë, të vazhdojnë të qeta studimet apo karrierrën dhe të ngrijnë vezët për sa kohë që ato nuk janë gati për tu bërë nëna. Kuptohet që kushtet e një femre janë më të favorshme rreth moshës 30 apo 40 vjecare: ajo tashmë ka një karrierrë dhe një pozicion social-ekonomik më të favorshëm dhe për rjedhojë mund të rrisë më lehtë fëmijët e saj.

Ngrirja e vezëve është edhe një alternativë ndaj nevojës për vezë të dhuruara (nevojë kjo gjithnjë e madhe kur rezerva e vezëve pakësohet).

Kur femra merr trajtim për kancer


Kjo ka qenë arsyeja më e përhapur në të kaluarën. Në të kaluarën ruajtja e vezëve zakonisht kryhej vetëm për të prezervuar fertilitetin në rastet me kancer. Për ta bërë më të qartë: kur nje femër diagnostikohet me kancer, përpara saj shtrohen disa modalitete trajtimi: kimioterapia, radioterapia apo kirurgjia. Që të treja këto rezultojnë shumë shkatërrimtare për fertilitetin pasi reduktojnë funksionin e vezoreve (kimioterapia dhe radioterapia) ose shoqërohen me heqjen kirurgjikale të vezoreve (kirurgjia). Në këto raste egg freezing (ngrirja e vezëve) e kryer përpara se të fillojë trajtimi për kancer, ka për qëllim ruajtjen e fertilitetit. Pra këtu themi se kemi të bëjmë me një indikacion mjeksor.

Cfarë përfshin procesi i ngrirjes së vezëve?


Procesi përfshin etapat e mëposhtme.

  • Konsulta me specialistin
  • Vlerësimi i rezervës ovariane
  • Stimulimi permes injeksioneve ditore për një periudhë 8 – 14 dt.
  • Aspirimi i vezëve (Oocyte Pick Up – OPU)

Ruajtja e vezëve në temperatura shumë të ulëta përmes procesit të vitrifikimit.

Përdorimi i vezëve të ngrira për të krijuar embrione


Pas mbarimit të trajtimit kundër kancerit, apo kur të ketë ardhur momenti i duhur për krijimin e familjes, femrat mund ti përdorin vezët e ngrira për të patur një shtatzani përmes Fertilizimit in Vitro. Avantazhi është se vezët e ngrira janë ngrirë në një moment më të hershëm në jetë dhe për rrjedhojë edhe cilësia e ovociteve është më e lartë, për rjedhojë rreziku për abort apo anomali fetale është shumë më i vogël

  • Shkrirja e vezëve. Kur pacientja vendos se është gati për të përdorur vezët e saj, ato shkrihen në laboratorin e embriologjisë. Kuptohet që ky proces shkrirje ndodh në ditën kur planifikohet fertilizimi i tyre dhe në sinkronizim me ciklin e femrës. Rreth 90% e vezëve të ngrira me vitrifikim i rezistojnë procesist të shkrirjes.
  • Fertilizimi i vezëve. Që vezët të kthehen në embrion duhet të fertilizohen me spermatozoidet e partnerit (nqs femra e ka një partner) ose me ato të një donator anonym (nqs femra është nënë e vetme dhe nuk ka partner). Për vezët e shkrira fertilizimi kryhet përmes teknikës ICSI (Intracytoplasmatic Sperm Injection).
  • Kultura e embrioneve (zhvillimi i embrionit)
  • Transferta e embrioneve në mitër
error: Content is protected !!