IVF LabLaboratori në Fertilizim In Vitro

IVF Lab

Një pjesë e rëndësishme e proçesit të Fertilizimit In Vitro ndodh në laborator. Pas aspirimit të vezëve, ato vendosen në medium speciale kulture për disa orë. Mediumi përbëhet nga aminoacide dhe komponentë të tjerë të nevojshëm për zhvllimin optimal të embrionëve.

Procesi i bashkimit të vezëve me spermatozoidet quhet fertilizim (koncepsion) nga e ka marrë emrin edhe gjithë procedura Fertilizim In Vitro (in vitro dmth në qelq apo në epruveta apo pjata laboratorike, për ta dalluar nga fertilizimi in vivo (koncepsioni natyral). Fertilizimi mund të jetë konvencional (klasik) ose me mikroinjeksion (ICSI – Intracytoplasmatic sperm Injection).

Procesi në laborator kontrollohet nga embriologët. Është kjo arsyeja se përse një klinikë IVF duhet të ketë të paktën një embriolog cdo ditë prezent në laborator. Është embriologu që informon pacientët dhe mjekun specialist lidhur me numrin & cilësinë e vezëve, spermatozoideve dhe zhvillimin e embrioneve në laborator.

IVF Klasik

Conventional IVF

IVF quhet klasik (ose konvencional) kur fertilizimi (bashkimi i vezës me spermatozoidin) kryhet në mënyrë spontane dhe pa ndërhyrjen invazive të embriologut.

ICSI

Intracytoplasmic sperm injection

ICSI quhet ndryshe edhe mikroinjeksion (mikromanipulim) pasi përfshin injeksionin e një spermatozoidi të vetëm në brendësi të qelizës vezë (ovocit).

Embrioni

Zhvillimi në ditët e para

Veza e fertilizuar quhet ndryshe zigotë. Zigota më pas vazhdon ndarjet mitotike dhe diferencimin qelizor duke kaluar nga stadi i klivazhit, morulës deri në atë të blastokistit.

Embriologjia

Roli i embriologut

Embriologjia është ajo pjesë e biologjisë që studion zhvillimin e gametëve (qelizave seksuale si spermatozoidi dhe veza), fertilizimin dhe zhvillimin e embrionit. Embriologu është një biolog i specializuar në embriologji. Roli i tij është shumë i rëndësishëm në teknikat e riprodhimit artificial.

Embryoscope

Time-Lapse Embryo Monitorisation

Në laboratoret e Fertilizimit In Vitro (IVF), embrionet ruhen në inkubatorë të cilët sigurojnë kushtet e nevojshme për zhvillimin e tyre gjatë ditëve të para të jetës. Embrioskopi  është një inkubator i fjalës së fundit të shkencës (Time Lapse Incubator) i cili ka të inkorporuar një kamera e cila siguron imazhe në mënyrë të vazhdueshme cdo 20, 10  apo 5 minuta.

PGT

Preimplantation Genetic Testing

Testimi gjenetik i embrioneve quhet për shkurt PGT – Preimplantation Genetic Testing. Ai mundëson detektimin e embrioneve me numër jo normal të kromozomeve dhe të embrioneve që mund të jenë mbartës të ndonjë defekti gjenetik të trashëguar. Vlera e kësaj teknike është subjekt debate të vazhdueshëm.

error: Content is protected !!