A mund të lyhen flokët gjatë shtatzanisë?

Në përgjithësi mendohet se nuk paraqet rrezik ngjyrosja e flokëve nga femrat gjatë shtatzanisë. Megjithatë ende nuk ka ndonjë studim shkencor që të shprehet në mënyrë përfundimtare në këtë drejtim.

 

Por ka disa truke të cilat mund të minimizojnë në minimum cdo rrezik potencial: boja nuk duhet të bjerë në kontakt me lëkurën, dhe nqs e mundur prisni të lyeni flokët deri sa të kalojë tremujori I (interval gjatë të cilit ndodh organogjeneza – formimi i organeve tek fetusi). Gjatë tremujorit I mund të përdorni bojra flokësh me principe natyrale dhe jo sintetike apo kimike.

Nqs do të duhet të përdorni bojëra kimike atëherë zgjidhni të paktën ato që përmbajnë pak apo aspak amoniak apo peroksid.

Nqs do të duhet të shkoni në ndonjë sallon bukurie për të lyer flokët gjatë shtatzanisë, atëherë mundohuni të jeni të parat në radhë në mënyrë që të ekspozoheni sa më pak nga kimikatet e bojëra të përdorura nga femrat e tjera përpara jush në radhë.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!