A mund të lyhen flokët gjatë shtatzanisë?

Në përgjithësi mendohet se nuk paraqet rrezik ngjyrosja e flokëve nga femrat gjatë shtatzanisë. Pyetjet lidhur me trajtimet e ndryshme të flokëve gjatë shtatzanisë janë shumë të zakonshme. Natyrisht, duke qenë se kemi të bëjmë me lëndë të ndryshme kimike, shqetësimi mbi sigurinë e tyre është më se i natyrshëm.

Shumica e studimeve në këtë drejtim tregojnë se kimikatet e bojërave semi-permanente dhe permanente nuk janë shumë toksike dhe janë të sigurta për tu përdorur gjatë shtatzanisë. Vetëm një sasi shumë e vogël do të përthithet nga lëkura, kështu që sasia që teorikisht mund të arrijë tek fetusi përmes qarkullimit të gjakut është shumë e parëndësishme. E njëjta gjë vlen edhe gjatë laktacionit.

Megjithatë ka disa truke të cilat mund të minimizojnë çdo rrezik potencial:

  1. Boja nuk duhet të bjerë në kontakt me lëkurën,
  2. Nqs e mundur prisni të lyeni flokët deri sa të kalojë Tremujori I (interval gjatë të cilit ndodh organogjeneza – formimi i organeve tek fetusi).
  3. Gjatë Tremujorit I mund të përdorni bojra flokësh me principe natyrale dhe jo sintetike apo kimike.
  4. Nqs do të duhet të përdorni bojëra kimike atëherë zgjidhni të paktën ato që përmbajnë pak apo aspak amoniak apo peroksid.
  5. Nqs do të duhet të shkoni në ndonjë sallon bukurie për të lyer flokët gjatë shtatzanisë, atëherë mundohuni të jeni të parat në radhë në mënyrë që të ekspozoheni sa më pak nga kimikatet e bojërave të përdorura nga femrat e tjera përpara jush.
Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!