Alkooli & Shtazania

Femrat shtatzana duhet të kenë kujdes në zgjedhjen e ushqimit, pijeve apo në medikamentet që ato mund të konsumojnë. Konsumi i alkoolit gjatë shtatzanisë mund të jetë i dëmshëm për fetusin.

Sa alkool mund të konsumohet gjatë shtatzanisë?

Aspak! E thënë shkurt: sa kohë që një femër është shtatzanë ose është duke ushqyer bebin me gji, është mirë të mos konsumojë aspak alkool.

Kuptohet që sasia ka një rëndësi të vecantë. Sa më shumë dhe sa më shpesh alkool të konsumohet aq më shumë fetusi do të vuajë dhe të zhvillojë fetal alcoholic syndrome – sindromën alkoolike fetale.

Por edhe konsumi sporadik i alkoolit, nuk rekomandohet pasi nuk ka ndonjë “dozë të sigurtë” për masën e alkoolit të konsumuar gjatë shtatzanisë.

Çfarë efektesh mund të shkaktojë alkooli tek fetusi?

Alkooli që konsumohet nga femra shtatzanë kalon tek fetusi përmes placentës. Mund të prekë zhvillimin e trurit, të kolonës vertebrale dhe të organeve të tjera të fetusit, tremujori i është koha në të cilën organet e bebit fillojnë të formohen dhe për rjedhojë periudha me më tepër rrezik. Por edhe pas tremujorit I, konsumi i alkoolit nuk është aspak i sigurtë.

Konsumi i alkoolit gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë humbje të shtatzanisë (abort spontan), lindje premature, vdekje fetale in utero dhe sindromën alkoolike fetale. Kjo e fundit përfshin një sërë problemesh fizike, konjitive, të zhvillimit dhe emocionale.

Categories : Blogu i shtatzanisë