Duo Stim IVFDouble Stimulim ovarian brenda të njëjtit cikël

Duo Dtim është shkurtim për double stimulation. Është një alternativë stimulimiFertilizim In Vitro për pacientet me rezervë ovariane (rezervë të vezëve) të reduktuar me qëllim rritjen e numrit të vezëve të aspiruara në intervalin kohor më të shkurtër të mundshëm.

Qëllimi final i Fertilizimit In Vitro është arritja e një shtatzanie në një interval sa më të shkurtër kohor. Por siç e dimë, femra të ndryshme kanë rezervë të ndryshme ovariane. Dhe në fund të stimulimit, disa femra do të kenë shumë vezë ndërkohë që disa do të kenë më pak vezë. Ato femra që kanë më shumë vezë do të kenë më shumë embrione cilësore në dispozicion për transfertë dhe për rjedhojë dhe për rjedhojë më shumë transferta (mundësi) në dispozicion. Nga ana tjetër, ato femra që kanë më pak vezë do të kenë më pak embrione cilësore në dispozicion dhe për rjedhojë edhe më pak transferta (mundësi) në dispozicion.

Rritja e dozës së stimulimit (e gonadotropinave) nuk sjell rritje të numrit të vezëve në rastin e pacienteve me rezervë të ulët, pasi medikamentet nuk mund të “prodhojnë” vezë të reja. Po si mund të rrisim numrin e vezëve në dispozicion në rastin e femrave me rezervë të ulët?

Kjo arrihet përmes një faze tjetër stimulimi menjëherë pas aspirimit të parë të ovociteve. Ndryshe nga protokollet tradicionale të stimulimit në IVF ku pacientet kryejnë vetëm një fazë stimulimi ovarian të ndjekur nga aspirimi i ovociteve (mbledhja e vezëve) në një cikël menstrual, në Duo Stim pacientet kryejnë dy (2) aspirime të ovociteve (mbledhje të vezëve) brenda të njëjtit cikël menstrual (brenda të njëjtit muaj).

Një dizavatazh jo i vogël i Duo Stim është edhe kosto e lartë financiare pasi në të tilla raste dy stimulime do të thotë dyfishin e kostos financiare për stimulim.

Avantazhi kryesor i protokollit Duo Stim është se mundëson mbledhjen e më shumë vezëve (ovociteve) se sa një protokoll tradicional stimulimi brenda të njëjtit cikël menstrual. Duo Stim nuk mund të praktikohet për të gjitha pacientet. Ky protokoll mund të jetë shumë me vlerë në dy grupe pacientesh:

  1. Femrat me rezervë ovariane (të vezëve) të reduktuar të cilat “prodhojnë” shumë pak vezë në një cikël të vetëm stimulimi, dhe
  2. Femrat që detyrohen të ruajnë fertilitetit përpara se të fillojnë trajtimin kundër kancerit.

Këto femra kanë shumë pak kohë në dispozicion dhe protokolli Duo Stim mundëson rritjen e numrit të vezëve në dispozicion për fertilizim. Janë të shumta studimet në vitet e fundit që vërtetojnë se një strategji e tillë rrit në mënyrë të konsiderueshme shanset për sukses dhe shkurton kohën e nevojshme për të arritur shtatzaninë.

Karakteristikat e Duo Stim:

  1. Dy stimulime brenda të njëjtit cikël: Stimulimi i parë fillon në ditën 2-3 të ciklit menstrual dhe stimulimi dytë fillon 2-4 ditë pas aspirimit të parë të ovociteve (pas mbledhjes së parë te vezëve).
  2. Dy aspirime ovocitesh (OPU – Oocyte Pick Up) brenda të njëjtit cikël.
  3. Ruajtje e embrioneve në ngrirje dhe transferta e tyre në një moment të dytë.
Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!