Mjaft femra mund ta kenë të vështirë ose të pamundur arritjen e shtatzanisë për shkak se mund të kenë probleme me numrin dhe / ose cilësinë e vezëve. Për to, e vetmja mundësi për të mbetur shtatzanë është dhurimi i vezëve nga një femër tjetër. Këto vezë do të fertilizohen përmes IVF në laborator me spermatozoidet e partnerit dhe embrionet që do të formohen do të transferohen në mitrën e gruas marrëse (recipiente). Në këtë mënyrë, pavarësisht se femra recipiente nuk do të jetë nëna gjenetike e fëmijës, ajo sërish do të jetë nëna që do ta lindë (nëna biologjike).
