IVF klasikIVF konvencional

IVF klasik

IVF quhet klasik (ose konvencional) kur fertilizimi (bashkimi i vezës me spermatozoidin) kryhet në mënyrë spontane dhe pa ndërhyrjen invazive të embriologut.

Gjatë IVF klasik, spermatozoidet dhe veza futen së bashku në një medium special kulture në një përqëndrim 50 000 – 100 000 spermatozoide motile me 1 vezë (ovocit). Ky medium me përzierjen spermatozoide-ovocit mbahet në inkubator për 1-4 orë. Disa klinika këtë interval inkubacioni vazhdojnë ta mbajnë 16-24 orë, megjithëse është para se kohëzgjatja e inkubacionit nuk sjell rritje të shanseve të fertilizimit. Në shumicën e rasteve, veza do të fertilizohet nga njeri prej këtyre spermatozoideve dhe do të tregojë 2 pro-nukleuse (stadi i parë i formimit të embrionit).

Në disa raste, si psh në rastet me vlera të ulëta të spermiogramës në përqëndrim ose lëvizshmëri (motilitet), apo në rastet kur sperma vjen përmes ekstraksionit kirurgjikal të spermës nga testikujt, një shifër prej 50 000 – 100 000 spermatozoidësh do të ishte e pamundur, fertilizimi kryhet përmes ndërhyrjes invazive të embriologut (ICSI – Intra-Cytoplasmatic Sperm Injection), proces në të cilin një spermatozoid përdoret për të fertilizuar një vezë.

Veza e fertilizuar (ose embrioni) mbahet në një medium special në inkubator për 48 orë deri sa të arrijë në stadin 6-8 qeliza. Pas këtij momenti, në mënyrë kolegjiale (gjinekolog / embriolog) merret vendimi nëse do të kryhet transfertë e embrioneve në ditën 2 apo 3 të jetës apo do të lihen të zhvillohen deri në ditën 5 të jetës (në momentin kur embrioni arrin stadin e blastokistit).

error: Content is protected !!