Blastokisti

Blastokisti

Kultura e embrioneve deri në stadin e blastokistit dhe transferta e tyre pasi kanë arritur këtë stad është një nga alternativat që një cifti infertil mund ti ofrohen gjatë Fertilizimit In Vitro. Kjo procedure ka për qëllim maksimalizimin e shanseve për shtatzani, ndërkohë që minimizon shanset për shtatzani multiple ose shtatzani ektopike.

Zakonisht embrionet “kultivohen” për 3 ditë (deri në stadin kur janë me 6-10 qeliza) përpara se të transferohen në uterus (mitër). Duke e zgjatur kulturën e embrioneve deri në ditën 5-6 të jetës së tyre (kultura e blastokisteve), disa embrione do të arrijnë në stadin e blastokistit (në këtë stad embrioni ka deri në 100 qeliza). Kjo e lejon embriologun që të selektojë embrionet më të avancuara dhe me potencial më të mirë për implantim.

Një avantazh direkt i këtij seleksioni, është reduktimi i shanseve për shtatzani multiple, pasi në transfertat e blastokisteve transferohen vetëm 1-2 embrione (sepse ka më pak embrione për tu transferuar për shkak se në stadin e blastokistit nuk arrijnë të gjithë embrionet).

Transferta e blastokisteve rezervohet për pacientet që kanë:

  • Një shans më të mirë për të patur blastokist (kjo përcaktohet nga mosha dhe rezerva ovariane).
  • 2-3 IVF të përfunduara pa sukses  (në të cilat transferta e embrioneve ka qenë në ditën 2 ose 3 të jetës).
  • Rrezik të lartë për të patur shtatzani multiple
  • Probleme me endometriumin (sineki, endometrite kronike etj)
  • Rrezik të lartë për shtatzani ektopike.

Megjithatë edhe transferta e embrioneve mund të ketë dizavantazhet e saj. Disa studime kanë treguar se shoqërohet me më tepër rrezik për lindje premature dhe placenta previa.

error: Content is protected !!