Kanceri te femrat

Kanceri te femrat

Kanceri është një sëmundje e qelizave të cilat janë edhe “blloqet” me të cilat ndërtohet organizmi i njeriut. Qelizat e trupit të njeriut kontrollohen në funksionin e tyre nga gjenet. Të gjithë llojet e kancerit fillojnë për shkak të problemeve (të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm) në funksionin e këtyre gjeneve.

Në shumicën e kohës trupi i njeriut mund ti korrigjojë këto difekte në mënyrë spontane. Por, në disa raste kjo nuk ndodh, duke bërë që këto qeliza të rriten në mënyrë të pandalshme. Kjo shkakton shfaqjen e tumoreve.

Ky është një përkufizim shumë sipërfaqësor për të gjithë llojet e kancerit. Janë të shumtë llojet e kancerit dhe të shumta llojet e trajtmit të cilat bëjnë të mundur shërimin ose të paktën ngadalësimin e rritjes së tyre.

Edhe për kancerin vlen e njëjta aksiomë si edhe për sëmundjet e ndryshme: të parandalosh është më mirë se sa të trajtosh. Është parë se kontrolli periodik tek mjeku gjinekolog bën të mundur që shumica e llojeve të kancerit të kapen në faza të hershme kur trajtmi është shumë efikas dhe të pretendohet deri edhe shërimi i plotë. Ndër llojet e kancerit që prekin më shpesh sferën genitale tek femrat janë:

Kanceri Cervikal

Kanceri i qafës së mitrës

Çdo vit rreth 500 000 gra në botë, preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo sëmundje.

Kanceri Ovarian

Shumica e rasteve me kancer janë të moshës > 60 vjec. Megjithatë mund të shfaqet edhe me herët apo edhe në femra të reja (dhe në këto raste zakonisht është më agresiv).

Kanceri Endometrial

Kanceri i mitrës

Është një kancer relativisht i shpeshtë dhe që zakonisht ndodh pasi femra ka hyrë në menopauzë dhe janë në një moshë më të madhe se 45 vjec.

Kanceri Mamar

Kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat e gjirit. Është një prej kancereve më të shpeshtë që prek femrat.

Ruajtja e Fertilitetit

në rastet me kancer

A ka mundësi një individ me kancer të ruajë fertilitetin e saj? Sigurisht që po. Dhe kjo përmes teknikave artificiale të riprodhimit (Fertilizimi In Vitro).

error: Content is protected !!