Spermiograma

Spermiograma

Fertiliteti (pjelloria) e një mashkulli varet nga sasia dhe cilësia e spermatozoideve në spermën e tij.

Nqs sperma do të ketë problem me numrin, shpejtësinë dhe morfologjinë e spermatozoideve, atëherë mashkulli do të ketë vështirësi në arritjen e shtatzanisë.

Infertiliteti mashkullor diagnostikohet në momentin kur një çift klasifikohet si infertil dhe drejtohet tek mjeku specialist për kryerjen e analizave përkatëse.

Spermiograma eshte analiza kryesore që i rekomandohet një mashkulli infertil. Ajo analizon spermën e pacientit duke e krahasuar atë me vlerat normale të pranuara botërisht. Është spermiograma ajo që diagnostikon në shumicën e rasteve në se një mashkull ka një problem me fertilitetin e tij apo jo. Spermiograma është një analizë shumë e thjeshtë, jo e shtrenjtë dhe e domosdoshme në vlerësimin e potencialit fertile të një mashkulli.

Pse është e rëndësishme analiza e spermës që në fillim?

Një çift me moshë < 35 vjec, pa probleme fertiliteti ka 20 – 25% shanse në muaj për të arritur një shtatzani në mënyrë natyrale. Në 12 muaj kontakte seksuale të pambrojtura, rreth 90% e këtyre cifteve do të arrijnë të kenë një shtatzani pa patur nevojën për mjekim.

Faktori mashkullor, i vetëm, është përgjegjës për 25 – 40 % të rasteve me infertilitet, ndërkohë që në 30 % të rasteve kemi shoqërim të një faktori mashkullor me një faktor femëror si shkaqe të infertilitetit. Për këtë arsye, duke kryer analizën e spermës që në momentet e para kur shtatzania po vonon, është e mundur të diagnostikohen dhe trajtohen në kohë problemet fertilitetit të lidhura me mashkullin.

Sa shpejt del rezultati?

Rezultati i analizës merret brenda 1-2 orëve.

Ku kryhet? Si kryhet?

Pas masturbimit, mostrën tuaj ju duhet ta kolektoni në një gotë sterile (të cilën ju a jep klinika). Spermiograma mund të kryhet në një ambient special të klinikës. Klinikat modern kanë një ambient special për spermiogramën. Klinikat që nuk kanë hapësirën e duhur I drejtojnë pacientët të japin analizën në tualet, gjë që nuk aspak profesionale, etike dhe për më tepër aspak sterile.

Ajo mund të jepet edhe në shtëpi, me kusht që ju ta sillni gotën sterile brenda 30 minutave në klinikë.

Sa ditë abstinencë duhet?

Zakonisht për spermiogramën rekomandohet absitencë seksuale 2 – 5 ditë. Intervale më të shkurtra sjellin rezultate jo të sakta.

Parametrat e Spermiogramës

Interpretimi i Spermiogramës

error: Content is protected !!