Hypospermia

Hypospermia është termi që përshkruan ato raste kur kemi vëllim më të ulët të spermës. Në të tilla raste, vëllimi i spermës së ejakuluar është < 1.5 ml për ejakulat. Është një term që nuk duhet të dallohet nga oligospermia (në të cilën kemi vëllim normal të spermës por përqëndrim më të reduktuar të spermatozoideve).

 

 

Në disa raste hypospermia mund të shkaktojë infertilitet, por jo gjithnjë. Kjo sepse nqs përqëndrimi dhe cilësia e spermatozoideve janë normale, atëherë sperma mund të japë shtatzani dhe pse kemi hypospermi.

Si diagnostikohet hypospermia?

Analiza që e diagnostikon necrozoosperminë është spermiograma. Por duhet që spermiograma të kryhet atëherë kur duhet dmth pas 3-5 ditësh mungese të kontaktit seksual. Nqs spermiograma është kryher pas vetëm 1 dite abstinence seksuale, atëherë nuk mund të shprehemi për hypospermi. Vëllimi normal i spërmës për ejakulat duhet të jetë 1.5 – 6 ml. Në rast se vëllimi është < 1.5 ml atëherë kemi hypospermi.

Ndonjëherë vëllimi i ejakuluar mund të jetë shumë i ulët ose edhe të mungojë fare; dmth mos të ketë aspak spermë në ejakulat. Këto raste ndodhin kur kemi bllokime ose ejakulacion retrograd.

Nga se shkaktohet?

Me kalimin e viteve dhe rritjen e moshës së mashkullit ka një reduktim natyral të vëllimit të spermës së ejakuluar. Ky reduktim përderisa është natyral konsiderohet si pjesë e normës. Por ka edhe raste në të cilat reduktimi I vëllimit të spermës mund të vijë si pasojë e ndikimit të faktorëve të tjerë sic janë:

  • Ejakulacioni retrograd parcial
  • Agenesia e Vasa deferentia dhe e vezikulave seminale – në të tilla raste vasa deferentia dhe vezikulat seminifere mungojnë nga lindja.
  • Bllokimet e duktulave ejakulatorë – si pasojë e inflamacioneve apo infeksioneve në duktulat ejakulatorë të shkaktuara nga prostatitis ose varikocela.
  • Androgen insensivity syndrome – kur nja individ që është mashkull gjenetikisht është rezistent ndaj hormoneve mashkullorë (androgjenëve).
  • Disfunksioni erektil neurologjik – humbja e impulsive nervore.
  • Ejakulacioni më i shpeshtë se norma – mund të shkaktojë edhe ai hipospermi.
  • Duhani, alkooli dhe mbipesha – Është fakt i njhur tashmë që meshkujt që tymosin, konsumojnë alkool dhe / ose janë mbipeshë kanë vëllime të reduktuara të spermës.

Si trajtohet?

Edhe për rastin e hypospermisë nuk ka ndonjë mjekim definitiv. Ndryshimet në stilin e jetesës, marrja e vitaminave, ndërprerja e duhanit, alkoolit mund të jenë me dobi në disa raste. Në raste kur hypospermia është pasojë e infeksioneve të vezikulave seminifere ose prostatës, kirurgjia mund të jetë një zgjidhje, po për fat të keq jo gjithnjë rezulton me rritje të vëllimit të spermës.

Në rast se hypospermia shoqërohet edhe me teratozoospermi ose me asthenozoospermi atëherë fertiliteti është shumë i ulët dhe shanset për shtatzani natyrale shumë të reduktuara. Në të tilla raste ose kur koha kalon zgjidhja mbetet Inseminimi Intrauterin – IUI dhe Fertilizimi In Vitro.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!