Ekografia

Çfarë është ekografia?

Ekografia (shkurt eko) përdor një sondë e cila përcon ultratinguj, valë zanore me frekuecë shumë më të lartë nga ajo që kap veshi i njeriut. Valët zanore kalojnë përmes lëkurës në brendësi të trupit dhe rikthehen sërish në sondë, dhe përmes fibrave optike kompjuteri në aparatin e ekografisë i shndërron këto valë dhe impulse në imazhe ekografike.

Ekografia në shtatzani

Ekografia nuk përdor rreze X për të përftuar imazhe – për rrjedhojë as nëna e as bebja i palindur nuk ekspozohen në rrezatim të jonizuar. Ekografia është përdorur për të vlerësuar shtatzaninë për afërsisht 4 dekada, dhe nuk ka patur raste të raportuara për dëmtime të pacienteve, embrionit ose fetusit. Megjithatë, ekoja duhet bërë vetëm kur indikohet nga mjeku obstetër-gjinekolog.

Ekografia 3D / 4D

Ekografia 3D/4D përdor ultratinguj ashtu si edhe ekografia konvencionale 2D, por kryhet një përpunim i mëtejshëm nga kompjuteri i imazheve 2D. Ekoja 3D/4D është po aq e sigurt sa ekografia konvencionale 2D dhe nuk ka asnjë të dhënë që ajo mund t’ju dëmtojë ju apo beben tuaj.

Ekografia në gjinekologji

Ka dy metoda për të kryer ekzaminimin ekografik gjinekologjik. Metoda abdominale dhe metoda transvaginale (vaginale, endovaginale). Zakonisht, ekografia gjinekologjike zgjat rreth 10 minuta. Megjithatë, kohëzgjatja mund të jetë shumë variabile; ajo mund të ndryshojë nga rasti në rast.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!