HSGHisteroSalpingoGrafia

Që një spermatozoid të fertilizojë vezën duhet që aparati gjenital femëror të jetë i kalueshëm në të gjithë gjatësinë e tij. Çdo defekt që dëmton kalueshmërinë e këtij kanali duke filluar nga kati inferior (qafa e mitrës, mitra) deri tek kati superior i këtij aparati shkakton infertilitet ose barrë jashtë mitre.

Çfarë është Histerosalpingografia?


  • Histerosalpingografia (HSG) është një ekzaminim radiologjik (grafi) që fokusohet në vlerësimin e mitrës dhe të tubave të Fallopit tek femra.
  • HSG mund të tregojë anomalitë që prekin kavitetin endometrial (kavitetin e mitrës; zgavrën ku do të zhvillohet shtatzania për 9 muaj) dhe problemet e ndryshme që mund të kenë tubat fallopianë (bllokimet, ngushtimet apo zgjerimet (hidrosalpingu).

Kush e kryen HSG?


HSG zakonisht e kryejnë mjekët gjinekologë por mund të kryhet edhe nga radiologë. Ideale do të ishte të kryhet nga ata gjinekologë që trajtojnë infertilitetin pasi do të ishte mirë që HSG të bëhet me sa më pak shkrepje (poza). Zakonisht mjeket me pak eksperiencë në këtë drejtim bëjnë shumë shkrepje dhe kjo sjell diskonfort të zgjatur tek pacientja dhe një ekspozim të panevojshëm ndaj rrezatimit.

Kur kryhet?


HSG kryhet pas mbarimit të menstruacioneve deri në ditën 12 të ciklit menstrual (ku dita 1 konsiderohet dita e ardhjes së menstruacioneve).

Categories : Analiza & Egzaminime
error: Content is protected !!