Infertiliteti tubarKur tubat nuk funksionojnë si duhet ...

Infertiliteti tubar

Në një pjesë të cifteve infertilë, infertiliteti është me pasojë tubare. Dmth tubat e Fallopit janë të bllokuar ose nuk funksionojnë si duhet.

Dëmtimi zakonisht shkaktohet nga formimi i cikatriceve apo aderencave që mund të ndodhin si pasojë e endometriozës pelvike, operacioneve të ndryshme (lindje me operacion cezarian, apendicit akut, peritonit etj). Këto aderenca bëjnë të pamundur takimin e vezës (ovocitit) dhe spermatozoidit (të cilat normalisht takohen në tuba.

Infeksione të ndryshme, (sëmundja inflamatore pelvike), mund të bllokojnë tubin plotësisht ose të dëmtojnë ciliet (struktura të imëta në formë qerpikësh apo flagelësh në brendësi të tubit) të cilët ndihmojnë në transportin e vezës. Nqs këto cilie nuk funksionojnë normalisht, atëherë tubi pavarësisht se mund të jetë i hapur, nuk mundëson takimin e vezës me spermatozoidin ose edhe nqs veza takohet me spermatozoidin dhe ndodh formimi i embrionit, ky i fundit nuk arrin dot të kalojë nga tubi dhe të hyjë në mitër për tu implantuar. Ky variant i fundit sjell implantimin e embrionit jashtë mitrës; pra të ashtuquajturën barrë jashtë mitre apo shtatzani ektopike (ekstrauterine).

Një tjetër formë infertiliteti tubar (ndonëse e rrallë) është edhe ai që vjen si pasojë e ligaturës tubare (rastet kur femrat i mbyllin me dëshirë tubat në një moment të caktuar të jetës (për të mos patur fëmijë më) dhe më pas, me kalimin e kohës ndërrojnë mendje pasi duan sërish të kenë fëmijë.

Si diagnostikohet infertiliteti tubar?


Infertiliteti tubar diagnostikohet përmes procedurave të mëposhtme:

HSG – Histerosalpingografia.

HyCoSy – Hysterosalpingo-Contrast-Sonography.

Laparoskopia

Si mund të trajtohet infertiliteti tubar?


Demtime minore te tubave. Laparoskopia mund të trajtojë probleme minore të tubave; psh prerjen e aderencave që deformojnë tubat ose i pozicionojnë ato në vende jo normale.

  • Demtime madhore te tubave. Nqs tubat janë të dëmtuar dhe të bllokuar plotësisht, atëherë përmes kirurjisë së hapur ato mund të riparohen duke rhequr pjesën e bllokuar dhe duke bashkuar pjesët e shëndosha. Teorikisht kjo mund të duket e lehtë, por praktikisht kjo është një teknikë që sjell shumë pak sukses në rivendosjen e funksionit normal të tubave. Vendi i ribashkimit duke u shëruar si cdo plagë në trup mund të lerë cikatrice të cilat mund të shkaktojnë ngushtim apo edhe bllokim të tubit në po të njëjtin vend.
  • Kjo është arsyeja se në rastet me dëmtime të rënda të tubave, trajtimi i tyre kirurgjikal të braktiset për shkak të suksesit të ulët duke i lenë vendin Fertilizimit In Vitro. Dëmtimi i tubave është edhe indikacioni standart klasik për fertilizim in vitro (teknikë në të cilën tubat nuk hyjnë në punë).

Në rastet kur femra me dëshirë ka mbyllur tubat, sa është mundësia që ato të rihapen përmes kirurgjisë?


Teorikisht kjo është e mundur përmes kirurgjisë së hapur (laparotomisë). Ligature tubare trajtohet njësoj si dëmtimet e rënda të tubave (shiko më lart). Rikthimi i tubave në funksionin original është shumë pak i mundur.

Vetëm një tub i hapur

Si mund të arrihet shtatzania?

Ndryshe nga rastet kur të dyja tubat janë të bllokuara dhe që të arrihet shtatzania duhet patjetër Fertilizaim In Vitro, rë rastet kur kemi vetëm një tub të bllokuar situata ndryshon pasi përvec Fertilizimit In Vitro mund të ketë mundësi për trajtime të tjera.

HSX

Hidrosalpingsi

Hidrosalpingsi (Hydrosalpinx – HSX) është një tub Fallopi i zgjeruar. E vetmja situatë që shkakton zgjerim të tubit dhe mbushje të tij me fluid (likid / lëng) është bllokimi i pjesës së tij distal (pjesa larg mitrës).

error: Content is protected !!