Mini IVFIVF me stimulim minimal

Mini IVF

Fertilizimi In Vitro me stimulim minimal quhet ndryshe Mini-IVF. Ashtu si edhe në Fertilizimin In Vitro konvencional (atë të zakonshmin), kemi të njëjtat etapa: stimulim të ovareve, aspirim të ovociteve, fertilizimin e tyre në laborator me spermatozoidet, kulturën e embrioneve dhe transfertën e tyre në mitër në një ditë të caktuar.

Diferenca qëndron në intensitetin e stimulimit: kemi të bëjmë me stimulim më të lehtë. Në IVF konvencional (atë të zakonshmin) qëllimi është të stimulohet rritja e shumë ovociteve, ndërkohë që në mini-IVF përdorimi i stimulimit më të lehtë bën që të rriten vetëm disa vezë (ovocite).

Duke qenë se përdoren më pak medikamente për stimulim, atëherë edhe kostot financiare dhe rreziku për hiperstimulim ovarian reduktohen ndjeshëm.

Kur duhet të konsiderohet mini-IVF?


Mini-IVF mund të jetë një alternativë në rastet kur kemi të bëjmë me rezervë të ulët ovariane. Në të tilla raste, dozat e larta të stimulimit me gonadotropina nuk arrijnë të kenë efekt dhe për rjedhojë nuk justifikohet përdorimi i tyre, pasi do të rriste tej mase koston e trajtimit pa sjellë ndonjë përfitim.

Mini-IVF ka avantazhin se mund të përsëritet disa muaj rresht, pa patur nevojën për pauzë për shkak të stimulimeve.

Mini-IVF nuk do të ishte një zgjedhje e duhur nqs do të kishim problem me ovulacionin, por do të ishte një zgjidhje e pranueshme në rastet me probleme tubare ose në disa raste intertiliteti mashkullor.

Medikamentet që përdoren në mini-IVF


Gjatë një cikli mini-IVF, në vend të gonadotropinave mund të përdoren tableta (Clomid, Letrozole). Gjithashtu tabletave mund tu shtohen në disa raste edhe gonadotropinat, por gjithnjë në doza më të vogla se në IVF e zakonshëm.

Për të shmangur ovulacionin e parakohshëm mjeku mund t’ju përshkruajë injeksione me antagonistë.

Shanset për sukses të Mini-IVF


Shanset për sukses në mini-IVF zakonisht janë më të ulëta se sa në IVF konvencional (atë të zakonshmin). Kjo për shkak se aspirohen më pak ovocite dhe për rjedhojë kemi më pak embrione të zhvilluar dhe të transferuar.

Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të jetë zgtjidhja e duhur për disa çifte, sidomos në rastet me ovare polikistike. Një tjetër avantazh është edhe mundësia shumë herë më e vogël për shtatzani multiple në rastet me mini-IVF.

Mini-IVF pas dështimeve të IVF konvencional


Jo gjithnjë shprehja më shumë përkthehet në rezultate më të mira. Fokusi në mini-IVF është tek cilësia e vezëve, ndërkohë që në IVF e zakonshëm fokusi është sasia e vezëve. Në disa femra me 2-3 cikle IVF konvencional pa sukses, pavarëisht se janë aspiruar një numër I mirë ovocitesh, mund të kemi një cilësi tjetër (mbase edhe më të mirë) të ovociteve nqs do të kalohet në mini-IVF..

Clat janë dizavantazhet e Mini-IVF?


Duke qenë se zhvillohen më pak ovocite (vezë), atëherë do të formohen edhe më pak embrione. Kështu që mundësia për të patur embrione shtesë dhe për ti ruajtuar ato për të ardhmen është shumë herë më e vogël.

Një tjetër rrezik është edhe fakti se mund të mos kemi transfertë të embrioneve, pasi jo cdo vezë do të rezultojë mature (e pjekur) dhe jo cdo vezë mature do të mund të fertilizohet (të kthehet në embrion), dhe jo çdo embrion i formuar do të arrijë zhvillimin e duhur për tu transferuar.

Mini-IVF nuk është zgjidhja e duhur në situatat kur kërkohet një munër i madh vezësh.

error: Content is protected !!