Infertiliteti Femëror

Infertiliteti Femëror

Që një femër të arrijë shtatzaninë duhet që të përmbushen faktorët e mëposhtëm:

  1. Femra duhet të ovulojë (të ketë ovulacion). Ovulacioni është clirimi i vezës nga vezorja. Është mjeku gjinekolog me eksperiencë në trajtimin e infertilitetit që bën vlerësimin e ovulacionit tek femra (nqs ndodh në mënyrë të rregullt, jo të rregullt apo nuk ndodh fare).
  2. Partneri nuk duhet të ketë problem me spermën.
  3. Kontakte të rregullta seksuale gjatë ditëve fertile të femrës. Nqs një femër nuk është në gjendje të përcaktojë ditët e saj fertile, atëherë ajo mund të kërkojë ndihmën e mjekut.
  4. Femra duhet të ketë një mitër normale dhe tuba fallopiane normale.spermatozoidi të takojë vezën duhet të kalojë përmes mitrës dhe ubave të Fallopit; kuptohet që cdo dëmtim i kësaj rruge pengon apo vështirëson arritjen e shtatzanisë.

Ka disa faktorë që shkaktojnë infertilitet tek femra. Të gjithë këta faktorë ndikojnë negativisht në procesin e ovulacionit, në strukturën e tubave të Fallopit ose në mitër. Tek femra, këto shkaktarë janë si më poshtë:

PROBLEMET ME OVULACIONIN

Faktori më i shpeshtë që shkakton infertilitet femëror është çrregullimi i ovulacionit (disfunksioni ovulator). Në këto raste ovulacioni ndodh rallë ose nuk ndodh aspak. Në këtë grup pjesën më të madhe të rasteve (85%) e zenë pacientet me ovare (vezore) polikistike (PCO). Më ta rralla (15%) janë çrregullimet e ovulacionit nga rritja e prolaktinës (hiperprolaktinemia) apo problemet e hipofizës ose hipotalamusit.

 

DËMTIMET E TUBAVE (Kur tubat nuk punojnë si duhet … ose nuk punojnë aspak!).

Në vendin e dytë për nga shpeshtësia vijnë problemet me tubat e Fallopit (faktori tubar, defektet tubare). Kur tubat nuk funksionojnë si duhet atëherë edhe veza e ka të pamundur të takohet me spermatozoidin. Faktori kryesor që dëmton tubat janë infeksionet e ndryshme, endometrioza ose operacione të ndryshme në të kaluarën.

REZERVA E ULËT E VEZËVE

Rezerva e ulët e vezëve (decreased ovarian reserve) është një problem që e takojmë gjithnjë e më shpesh. Tek femrat me rezervë ovariane të redutuara kemi probleme me numrin dhe cilësinë e vezëve. Tek këto femra potenciali fertil është më i kufizuar në kohë.

ENDOMETRIOZA

Endometrioza është një sëmundje që ka një impakt negativ mbi fertilitetin femëror pasi dëmton rezervën e vezëve, tubat e Fallopit dhe implantimin e embrionit.

SHKAQET E LIDHURA ME MITRËN

Problemet e lidhura me mitrën janë shumë të rëndësishme pasi mitra është vendi ku embrioni do të implantohet. çdo faktor që ndikon në formën e saj mund të ketë një impakt negativ mbi implantim duke shkaktuar infertilitet ose humbje të shtatzanisë. Problemet me mitrën mund të jenë të lindura ose të fituara.

DEFEKTET KROMOZOMIALE / GJENETIKE

Mjaft femra nuk arrijnë të kenë një shtatzani apo edhe ta humbin atë për shkak të defekteve gjentike të cilat mund të transmetohen nga nëna tek embrioni. Probleme të tilla zakonisht trajtohen përmes teknikës së PGT.

Endometrioza

Dihet prej vitesh që femrat me endometriozë kanë më tepër vështirësi në arritjen e shtatzanisë. Kjo sepse endometrioza e dëmton fertilitetin e femrës në disa nivele. Endometrioza mund të dëmtoje tubat e Fallopit duke penguar bashkimin e qelizes vezë me spermatozoidin, dëmton rezervën e vezëve dhe cilësinë e tyre nqs ajo prek vezoret si edhe implantimin.

Rezerva Ovariane

Rezerva ovariane është një term që përdoret për të përcaktuar aftësinë e vezoreve për të prodhuar vezë të cilat të jenë të afta për tu fertilizuar dhe dhënë një shtatzani. Termi rezervë ovariane zakonisht i referohet sasisë, cilësisë dhe mundësisë për tu zhvilluar më tej, të vezëve të mbetura në vezore në një moment të caktuar të jetës së femrës.

Infertiliteti tubar

Dëmtimi zakonisht shkaktohet nga formimi i cikatriceve, aderencave apo edhe bllokimeve që mund të ndodhin si pasojë  sëmundjes inflamatore pelvike, endometriozësoperacioneve të ndryshme (lindje me operacion cezarian, apendicit akut, peritonit etj). Këto dëmtime bëjnë të pamundur takimin e vezës (ovocitit) dhe spermatozoidit.

Miomat

(Fibromat, leiomiomat)

Miomat janë tumore të cilat rriten në brendësi të murit të uterusit (mitrës). Miomat njihen edhe me sinonime të tjera si psh leiomioma, fibromioma, fibroma, noduse ose fidroide. Në të gjitha rastet kemi të bëjme me tumore beninje; pra nuk janë kanceroze. Dimensionet e tyre variojnë nga 1 cm deri në 10-15 cm diametër (miomat gjigande). Në mitër mund të rriten një ose disa mioma njëherësh.

PCOS

Vezoret Polikistike

Sindroma e ovareve polikistike (PCOS – Policystic Ovarian Syndrome), është një crregullim relativisht i shpeshtë hormonal që prek femrat e moshës riprodhuese. Tek femrat me PCOS crregullimet hormonale bëjnë që ovulacioni të ndodhë më rallë ose të mos ndodhë aspak. Kjo sindromë mund (por jo gjithnjë) të shoqërohet edhe me insulino rezistencë, obezitet hirsutizëm dhe akne. PCOS është shkaku më i shpeshtë i infertilitetit tek femrat.

DOR

Rezerva e reduktuar ovariane

Rezerva ovariane e reduktuar (DOR – Decreased ovarian reserve) është një situatë në të cilën vezoret kanë më pak potencial fertil duke sjelle kështu edhe infertilitet, për shkak se përmbajnë një numër më të reduktuar të folikujve.

Anomalitë e mitrës

Normalisht forma e mitrës duhet të jetë pak a shumë trekëndore. Në rastin e anomalive uterine të lindura, kemi modifikime të kësaj forme. Këto modifikime mund të sjellin probleme në fertilitet dhe në mbarëvajtjen e shtatzanisë (humbje te perseritura te shtatzanise ose lindje preterm).

 

Polipet endometriale

Polipet endometriale janë zmadhime (rritje, në formën e bizeleve, kokrrave etj) me origjinë nga muri i brendshëm i mitrës me zhvillim në kavitetin e saj. Zakonisht janë beninje (jo-kanceroze), megjithatë mund të ndodhë të jenë kanceroze apo të kthehen në të tilla (polipet prekanceroze). Përmasat variojnë nga disa milimetra në disa centimetra.

Sinekia

Sinekia është term që përdoret në rast të pranisë së aderencave në brendësi të kavitetit të mitrës. Këto aderenca janë janë të përbëra nga ind lidhor. Ato mund të shkaktojnë infertilitet pasi dëmtojnë endometriumin, shtresën që vesh brendësinë e kavitetit të mitrës.

error: Content is protected !!