HPV TestTipizimi i HPV

HPV Test

Testi për Virusin Papiloma (Human Papiloma Virus – HPV) kryhet për të depistuar infeksionin me këtë virus. Infeksioni me HPV është një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Testi HPV (HPV Tipizim) është ai aftë të kapë materialin gjenetik nga ky virus dhe kryhet pak a shumë si Pap Testi duke marrë material nga qafa e mitrës (cerviksi).

Ka shumë lloje virusesh HPV. Disa prej tyre shkaktojnë kondiloma ndërkohë që disa lloje nuk shkaktojnë asnjë shenjë apo simptomë. Mjaft femra nuk e dinë aspak që janë të infektuara me HPV. Qëllimi kryesor i kryerjes së HPV testit është depistimi për infeksionet me viruset HPV me rrezik të lartë.

Infeksioni me viruset HPV me rrezik të lartë (sic janë tipet 16, 18, 31 apo 45) mund të shkaktojë ndryshime qelizore në nivelin e qafës së mitrës të cilat mund të diagnostikohen në kohë përmes Pap Testit. Shumica e këtyre ndryshime qelizore mund të shërohet vetvetiu pa mjekim. Por në disa raste këto ndryshime, nqs nuk trajtohen, mund të përparojnë drejt gjendjeve prekanceroze (displazi) dhe më tej drejt kancerit të qafës së mitrës.

Megjithëse HPV gjendet si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, ky test nuk perdoret tek meshkujt por vetëm tek femrat. Është një test shumë i nevojshëm në rastin me rezultate jo normale të Pap Testit.

error: Content is protected !!