Placenta Previa

Placenta Previa

Çfarë është placenta previa?


The placenta është një organ rrethor dhe i shtypur që rritet dhe zhvillohet në brendësi të kavitetit të mitrës gjatë shtatzanisë. Ajo përmes kordonit ombilikal transporton oksigjen dhe lëndë ushqyese nga nëna tek fetusi.

Normalisht placenta atashohet në pjesën e sipërme të kavitetit të mitrës. Në rastet kur placenta është e atashuar më poshtë se zakonisht dhe bllokon (pjesërisht ose plotësisht qafën e mitrës) atëherë kemi të bëjmë me placenta previa.

Për shkak të lokalizimit të saj (duke qenë se bllokon rrugët e lindjes), placenta previa mund të shkaktojë probleme si për nënën ashtu edhe për fetusin:

  • Nëna mund të pësojë hemorragji e cila mund të jetë e rrezikshme për të dhe fetusin.
  • Placenta mund të shkëputet (shkolitet) para kohe duke shkatuar atë që quhet distako ose abruptio placentae. Kjo është një situatë dramatike për shkak të hemorragjisë masive që shkakton, duke rrezikuar kështu si nënën ashtu edhe fetusin.
  • Placenta previa mund të jetë shkak edhe për hemorragji intermitente të cilat mund të shkaktojnë lindje premature.

Nga se shkaktohet placenta previa?

Nuk dihet me saktësi se cfarë e shkakton atashimin jo normal të placentës. Megjithatë janë evidentuar mjaft situate në të cilat placenta previa është më e shpeshtë:

Çfarë shenjash jep placenta previa?

Jo të gjitha shtatzanat me placenta previa do të kenë ndonjë shenjë apo ndonjë shqetësim. Megjithatë disa mund të kenë shenjat e mëposhtme:

  • Hemorragji e papritur, e pashoqëruar me dhimbje. Në këto raste gjaku është me ngjyrë të kuqe dhe sasia mund të jetë shumë e vogël (spoting) ose edhe më e madhe.
  • Shenjat e lindjes parakohe: kontraksione të rregullta dhe dhimbje në fund të barkut ose të shpinës.

Në të tilla raste ju duhet patjetër të drejtoheni në spital për kontrollin e situëtës.

Si diagnostikohet placenta previa

Placenta previa diagnostikohet përmes ekografisë e cila vë në dukje lokalizimin e saj.

Si trajtohet placenta previa?

Trajtimi ndryshon në varësi të intensitetit të hemorragjisë dhe moshës së shtatzanisë.

  • Në rastet kur nuk ka asnjë shqetësim ose kur hemorragjia është minimale atëherë trajtimi është ai pritës ose konservator deri sa shtatzania të arrijë në term (≥ 37 javë).
  • Në rastet kur hemorragjia është minimale apo kur kemi rrezik për lindje para kohe atëherë pacientja shtrohet në spital për të trajtuar kontraksionet premature. Në rast se kjo ndodh me sukses atëherë vazhdojmë me qëndrimin pritës ose konservator deri sa shtatzania të arrijë në term (≥ 37 javë).
  • Kontakti seksual është rreptësisht i ndaluar deri në lindje.
  • Nqs shtatzania është ≥ 37 javë, atëherë planifikohet lindja me operacion cezarian.
  • Nqs hemorragjia është serioze dhe vë në rrezik nënën atëherë kryhet lindja me operacion cezarian pavarësisht moshës së shtatzanisë.
error: Content is protected !!