Shanset e suksesit në IVF

Shanset e suksesit në IVF

Për shkak të kostove të larta që paraqet Fertilizimi In Vitro, pyetja e parë që një paciente shtron është a do të ketë sukses për të? Apo sa janë shanset për sukses në IVF.

Disa paciente mendojnë se shanset e suksesit për një Fertilizim in Vitro janë të mira (të larta) nqs janë nga 80% e lart dhe të ulëta (jo të mira) nqs janë nga 50% e poshtë. Për të kuptuar më mirë shanset e suksesit të Fertilizimit In Vitro duhet të kujtojmë se edhe një cift i ri fertil ka vetëm 15-20% shanse për koncepsion (shtatzani) natyral gjatë një muaji.

Ka disa mënyra me të cilën mund të matim rezultatin e Fertilizimit In Vitro.

Lajmi i mirë është që IVF përfundon në përgjithësi me sukses, sidomos tek femrat që përdorin vezët e tyre dhe janë nën moshën 35 vjeçare si edhe tek femrat e cdo moshe por që përdorin vezë të dhuruara. për të gjitha femrat që i nënshtrohen Fertilizimit In Vitro, shanset për të patur një fëmijë (live birth rate) variojnë nga 34 % në 42 % brenda 3 cikleve trajtimi. Shpjegimi i këtyre shifrave nga ana e mjekëve nuk ka për qëllim t’ju dekurajojë, por tju ndihmojë në krijimin e pritshmërive të duhura.

Shanset e suksesit janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me moshën e pacintes, ose më saktë e thënë me moshën e vezëve të përdorura. Nqs flasim për IVF me vezët e pacientes, me kalimin e viteve shanset për sukses për shkak të ndryshimeve (në numër dhe cilësi) që pëson rezerva ovariane (e vezëve). Nqs do të përdoren vezë të dhuruara, duke qenë se donatoret zakonisht janë në moshë të re, shanset për sukses nuk pësojnë ndryshim me kalimin e viteve.

Deri në lindje, embrioni duhet të kalojë në disa etapa:

  1. Testi pozitiv i shtatzanisë (β-hCG pozitive)
  2. Implantimi – atashimi dhe penetrimi i blastocistit në endometër. Zakonisht ndodh 5 – 7 ditë pas fertilizimit.
  3. Shtatzania klinike – Një shtatzani që evidentohet me ekografi dhe që paraqet aktivitet kardiak.
  4. Lindje e gjallë.
Shanset per sukses ne IVF per vitin 2015 ne USA

Ashtu si për embrionet e krijuara në mënyrë natyrale, edhe për embrionet e krijuara në Fertilizim In Vitro ka vend koncepti i ajsbergut. Sipas këtij koncepti,

  • Jo të gjithë embrionet që japin një test β-hCG pozitiv do të implantohen.
  • Jo të gjithë embrionet e implantuara do të përparojnë deri sa të duken ekografikisht.
  • Jo të gjitha shtatzanitë e dukshme ekografikisht do të përfundojnë me lindjen e një fëmije në term.

Nga ky fakt, ka disa mënyra për të raportuar rezultatin e Fertilizimit In Vitro:

  • Shanset për një test shtatzanie pozitiv pas një transferte embrionesh
  • Shanset për implantim (implantation rate) – numri i dhomëzave gestacionale të para në eko për 100 embrione të trasferuara.
  • Shanset për të patur një shtatzani klinike (clinical pregnancy rate) – numri i shtatzanive klinike për 100 cikle aspirimesh ovocitesh ose 100 transferta embrionesh.
  • Shanset për të patur një fëmijë (live birth rate) – numri i lindjeve të gjalla që rezultojnë për 100 transferta embrionesh ose 100 aspirime ovocitesh.
  • Shanset për sukses vetëm për një transfertë embrionesh.
  • Shanset për sukses për një cikël (dmth për një aspirim ovocitesh); duke përfshirë këtu transfertat e embrioneve të freskëta dhe ato të embrioneve të ngrira nqs do të jenë në dispozicion.

Le ti referohemi statistikave të huaja për ta konkretizuar më mirë. Le të marrim shembullin e SHBA për vitin 2014. Më poshtë janë shanset për të patur një fëmijë me IVF vetëm për një cikël aspirimi ovocitesh nqs përdoren vezët e pacientes. (kjo do të thotë probabiliteti për të patur një lindje të një fëmije për cdo aspirim ovocitesh, që mund të përfshijë koncepsionin me embrione të freskëta brenda të njëjtit cikël aspirimi ovocitesh ose pas një transfertë të embrioneve në një moment të dytë).

Shanset për sukses në Fertilizim In Vitro

The Society for Assisted Reproductive Technology (SART) – USA 2014

https://www.sartcorsonline.com/rptCSR_PublicMultYear.aspx?ClinicPKID=0

 

Mosha e femrës

Përqindja e lindjeve për një aspirim ovocitesh

< 35 vjeç

54.4 %

35 – 37 vjeç

42 %

38 – 40 vjeç

26.6 %

41 – 42 vjeç

13.3  %

> 43 vjeç

3.9 %

Nga sa duket më lart, shanset për sukses të Fertilizimit In Vitro, pakësohen me shpejtësi pas moshës 40 vjeçare. Për këtë arsye, shumica e femrave me moshë mbi 42 vjeç, zgjedhin të përdorin vezë të dhuruara për IVF.

Shanset për sukses kur përdoren vezë të dhuruara nuk preken nga mosha e pacientes.

  • Shanset për të patur një lindje për një cikël IVF kur përdoren vezë të dhuruara janë 53.5% nqs kemi të bëjmë me embrione të freskëta.
  • Shanset për të patur një lindje për një cikël IVF kur përdoren vezë të dhuruara janë 38.5% nqs kemi të bëjmë me embrione të ngrira.

Është interesante fakti se suksesi i IVF me vezë të dhuruara është më i lartë edhe se ai i femrave që përdorin vezët e tyre dhe që janë me moshë < 35 vjeçe.

Dicka tjetër që duhet të realizohet janë se statistikat e mësipërme janë për një aspirim ovocitesh (marrje vezësh). Kuptohet që ka më shumë shanse për të patur në fund një fëmijë me IVF nqs do të kryhen më shumë se 1 aspirime ovocitesh.

Sipas studimeve, femrat që kanë një fëmijë me IVF, kanë kaluar mesatarisht në 2.7 aspirime ovocitesh. Nqs do të përfshijmë në statistikëtë gjitha moshat, shanset për sukses pas 3 cikleve IVF është 34% – 42%. Dmth, për të përmirësuar shanset, duhet të provohen të paktën 3 cikle IVF.

Për fat të keq, kostot e IVF janë të larta. Kombinimi edhe me frustrimin që sjell një rezultat negativ në fillim, bëjnë që pak cifte të shkojnë më shumë se 2 apo 3 cikle trajtimi.

error: Content is protected !!