Nekrospermia

Necrospermia ose necrozoospermia përfshin rastet kur sperma përmban spermatozoide të vdekura më shumë se sa norma. Është një shkak për infertilitetin mashkullor dhe për fat të keq mjekimi ende nuk ekziston. Për këtë arsye në të tilla raste zgjidhja është Fertilizimi In Vitro me Intracytoplasmatic Sperm Injection – ICSI.

Si diagnostikohet?

Analiza që e diagnostikon necrozoosperminë është spermiograma.. Normalisht duhet që në spermë të ketë më tepër se 58% spermatozoide të gjalla. Në spermiogramën e meshkujve me necrospermi ka më tepër se 42 % spermatozoide të vdekura.

Nga se shkaktohet?

Necrospermia mund të ekzistojë e vecuar ose e shoqëruar me faktorë të tjerë si stresi apo konsumi i medikamenteve të ndryshme. Ndërkohë që ekzistojnë edhe faktorë që mund të shkaktojnë necroospermi tek mashkulli. Këtu përfshihen: konsumi i alkoolit, drogave, duhani, ushqimi jo i shëndetshëm, infeksione të ndryshme gebito-urinare, ccregullime hormonale. Edhe abstinenca e gjatë seksuale mund të shkaktojë necrozoospermi.

Si trajtohet

Për fat të keq ende nuk ka një mjekim për necrosperminë. Në të tilla raste duhet të përsëritet spermiograma pas 3 muajve për të konfirmuar diagnozën. Në rast se edhe spermiograma e dytë tregon sërish necrospermi atëherë fillimisht rekomandohet ndryshimi i stilit të jetesës, i mënyrës së të ushqyerit dhe ndërprerja e konsumit të alkoolit, duhani dhe mënjanimi nga kontakti me lëndë të mundshme toksike. marrja e vitaminave dhe antioksidantëve mund të ketë një farë efekti pozitiv pasi spermatozoidet janë të ndjeshëm ndaj stresit oksidativ. Po ashtu duhet të shmangen periudhat e gjatë të abstinencës seksuale.

Por nuk duhet të priten mrekulli nga këto masa, dhe nqs koha kalon atëherë rekomandohet kalimi tek Fertilizimi In Vitro me Intracytoplasmatic Sperm Injection – ICSI). Në rast se edhe kjo nuk ka rezultat, atëherë duhet të merret në konsideratë IVF Heterolog.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!