Çfarë është infertiliteti?

Çfarë është infertiliteti?

Çfarë është infertiliteti?

Infertiliteti përkufizohet si pamundësia e një çifti për të arritur një shtatzani pas 12 muajve të kontakteve seksuale të pambrojtura. Infertiliteti është një sëmundje e sistemit riprodhues që çrregullon funksionin më bazik të njeriut: riprodhimin.

Koncepsioni (ngjizja) ose fertilizimi është një process i komplikuar që varet nga shumë faktorë, ndër të cilët përmendim:

  • Prodhimin e një spermatozoidi të shëndetshëm nga mashkulli dhe një ovociti (veze) të shëndetshëm nga femra;
  • Prodhimin e një ovociti (veze) të shëndetshëm nga femra
  • Tubat e Fallopit të jenë permeabël duke lejuar takimin e spermatozoidit me ovocitin;
  • Aftësia e spermatozoidit për të fertilizuar ovocitin pas takimit me të;
  • Një embrion me cilësi të mirë
  • Aftësia e embrionit për tu implantuar në uterusin (mitrën) e femrës.

Nga ana tjetër, që shtatzania të shkojë deri në term (9 muaj), përvec një embrioni që duhet të jetë i shëndetshëm, duhet që mitra të mos jetë e prekur nga anomali të lindura apo të fituara (miomat psh) dhe femra shtatzanë të mos jetë prekur nga sëmundje të cilat ndikojnë në ecurinë e shtatzanisë.

Kur një nga këta faktorë është defektoz atëherë kemi infertilitet.

error: Content is protected !!