IUIInseminimi Intrauterin

IUI

Çfarë është IUI?


Inseminimi intrauterin (shkurt IUI) është një procedurë gjatë së cilës sperma e përpunuar injektohet në brendësi të kavitetit të mitrës. Është një nga trajtimet më të thjeshta për disa raste me infertilitet.

Përse IUI është superior ndaj kontaktit seksual?

Kontakti seksual lejon vetëm një përqindje të vogël të spermës të udhëtojë me sukses nga përmes vaginës, qafës së mitrës, mitrës dhe tubave. Gjatë IUI kemi një rritje dramatike të numrit të spermatozoideve që arrijnë tubat dhe për rjedhojë edhe rritje të shanseve për shtatzani. Teknika e IUI anashkalon pengesat që shkakton qafa e mitrës duke e “depozituar” spermën e përpunuar në laborator shumë më tubave (depozitimi ndodh në fundusin e mitrës). E thjeshtuar: shumica e spermatozoideve gjatë kontaktit seksual do të qëndrojnë në vaginë dhe vetëm një pjesë shumë e vogël do të përshkojë qafën e mitrës, mitrën dhe të hyjë në tuba. Spermatozidet kërkojnë një kohë të caktuar për ta përshkuar këtë rrugë. Pra përmes IUI kemi një depozitim të spermës shumë afër vendit ku ajo do të mund të takohet me ovocitin (vezën) dhe për më tepër kjo është një spermë e përpunuar në laborator (e pastruar nga lëngu seminal dhe e aktivizuar).

Çfarë përfshin një cikël IUI?

Procedura IUI përfshin 4 stade:

Stadi 1Stimulim të ovulacionit me qëllim rritjen e 3-5 folikjve të aftë për ovulacion. Ky stimuli kryhet përmes medikamenteve të ndryshme në formën e tabletave (Clomid / Letrozole etj) ose në formën e injeksioneve (gonadotropinat).

Stadi 2Monitorizimi i rritjes folikulare përmes ekografisë në dinamikë (cdo 2-4 ditë). Ky proces quhet folikulometri. Monitorizimi ekografik bën të mundur kalibrimin e dozave të duhura dhe zgjedhjen e momentit të duhur për induksionin e ovulacionit.

Stadi 3. Kur monitorizimi ekografik tregon se folikujt kanë arritur maturitetin dhe endometriumi trashësinë e duhur, pacientes i administrohet një injeksion hCG (human chorionic gonadotropin) që do të induktojë ovulacionin në një moment të caktuar.

Stadi 4. Ky është stadi ku kryhet inseminimi. Në ditën që programohet ovulacioni, partneri jep spermën e cila përpunohet në laborator për 1-3 orë. Pas përpunimit, sperma e përpunuar injektohet në mitër përmes një kateteri të hollë.

A është i dhimbshëm IUI?

Aspak!

IUI nuk dhemb dhe nuk është nevoja për anestezi.

A këshillohet pushim pas IUI?

Këshillohet që 15 min pas IUI të qëndrohet shtrirë. Ditën e IUI rekomandojmë pushim në shtëpi por jo qëndrim shtrirë. Ditët e tjera aktivitet normal. Ditën që pason IUI, këshillohet kontakti seksual për të mos humbur shanset natyrale.

Kur indikohet IUI?

IUI mund të jetë një trajtim efektiv në rastet e mëposhtme të infertilitetit:

Kur nuk indikohet IUI?

IUI nuk është efikas për rastet e mëposhtme të infertilitetit:

Si kryhet inseminimi?

Hapat e inseminimit janë si më poshtë:

  • Mashkulli jep një mostër sperme pasi ejakulon.
  • Mostra përpunohet në laborator.
  • Mostra e përpunuar aspirohet në një kateter steril.
  • Kateteri steril injekton spermën në kavitetin e mitrës së partneres.

IUI & mosha e femrës

  • Pas moshës 35 vjecare, efekti që ka mosha në arritjen e shtatzanisë (pavarësisht metodës) është shumë i rendësishëm.
  • Pas moshës 40 vjecare, shanset që ka një femër për një shtatzani me IUI janë shumë të vogla. Për këto cifte infertile, trajtimi i duhur është Fertilizimi In Vitro (IVF). Llogjika është e thjeshtë, ajo rezervë folikulare e mbetur duhet të shfrytëzohet me një metodë që sjell më shumë sukses.

IUI me stimulim apo pa stimulim?

IUI mund të kryhet edhe pa stimulim të ovulacionit. Por shanset më të larta për sukses janë kur përdoret stimulim.  Gjatë inseminimit shaset rriten më shumë se sa kontakti natyral për shkak të 3 arsyeve:

  • vetë procesit të injektimit të spermës së përpunuar në brendësi të kavitetit të mitrës,
  • gjetjen e momentit të duhur duke përputhur sa më shumë inseminimin me ovulacionin
  • ovulacionin e më shumë se 1 ovociti nqs përdorim stimulim. Llogjike, nqs do të bëjmë IUI pas stimulim (pra me cikël natyral) do të kemi vetëm 1 vezë që do të ovulojë, ndërkohë që me stimulim mund të kemi më shumë se 1 ovocit (vezë) që do të ovulojë.

Shanset e suksesit të IUI nqs përdorim stimulim me tableta (Cliomid / Femara)


Shanset për sukses në këto raste janë rreth 10% për një cikël trajtimi (Nqs femra është nën 35 vjece) dhe spermiograma është normale.

  • Kjo shifër suksesi qëndron stabël gjatë 3 cikleve të para IUI, ndërkohë që më pas bie.
  • Nqs kemi endometriozë, problem të rënda të spermiogramës dhe dëmtime të tubave, kuptohet që shanset janë më të vogla.
  • Femara dhe Clomid janë njësoj të suksesshëm.

Shanset e suksesit të IUI nqs përdorim stimulim me injeksione (gonadotropina)


Sa më fort ti stimulojmë vezoret aq më shumë vezë do të ovulojnë dhe për rjedhojë edhe shanset e IUI do të jenë më të larta. Injeksionet me gonadotropina janë më të fuqishme se sa stimulimi me Clomid.

  • Në femrat nën 35 vjec, pa endometriozë dhe me nqs mashkulli ka një spermiogramë normale, shanset e suksesit të IUI nqs përdorim gonadotropina janë 15% për një cilëk trajtimi.
  • Kjo shifër suksesi qëndron stabël gjatë 3 cikleve të para IUI
  • Kuptohet që rreziku për shtatzani multiple (binjakë psh) është më i rritur.

Shanset e suksesit të IUI nqs përdorim stimulim me tableta dhe injeksione (Gonadotropina)


Ky kombinim ka për qëllim uljen e kostove të trajtimit me injeksione (gonadotropina) gjatë stimulimit për IUI duke ruajtur pak a shumë të njëjtat shanse suksesi. Kombinimi ul sasinë e injeksioneve të nevojshme gjatë ciklit të stimulimit.

Cilat janë shanset e suksesit të inseminimit artificial?

Shanset e suksesit të IUI variojnë në varësi të shkakut të infertilitetit për të cilin cifti kërkon mjekim dhe në varësi të mjekimit të përdorur. Për shembull:

  • Në një femër 30 vjecare, infertile për shkak të vezoreve polikistike (PCO – Polycystic Ovaried syndrome) shanset e suksesit të IUI për një cilël trajtimi arijnë deri në 20%.
  • Në një femër 43 vjecare e cila bën IUI për shkak të infertilitetit të pashpjegueshëm, shanset e suksesit të IUI për një cilëk trajtimi janë shumë të ulëta – 1%. Kjo i detyrohet impaktit të moshës mbi rezervën dhe cilësinë e vezëve.

IUI & defektet e tubave

Në rastet kur kemi vetëm një tub të bllokuar, ose kemi një bllokim jo total, dhë periudha e infertilitetit është e shkurtër, atëherë mund të provohet IUI. Megjiuthatë shanset për sukses janë më të ulëta. Në rast se bllokimet e tubave janë bilaterale (tek të dy tubat) atëherë IUI nuk ka sukses dhe për rjedhojë cifti duhet të zgjedhë Fertilizimin In Vitro.

IUI & problemet e mashkullit …

Shanset e IUI në rastet me infertilitet mashkullor varen shumë nga numri i spermatozoideve të lëvizshëm për inseminim.

  • Sa më pak spermatozoidë të lëvizshëm (pas përpunimit) të kemi aq më pak shanse ka edhe inseminimi.
  • Megjithatë duhet të kemi parasysh se:
    • Numri dhe përqendrimi i spermatozoideve nuk është një parashikues perfekt për fertilizim dhe shtatzani.
    • Ka raste që shtatzania ndodh edhe < 1 milion spermatozoidë të lëvizshëm, ndonëse rrallë!
    • Gjithatshtu mund të kemi një numër shumë të mirë të spermatozoideve të lëvizshëm dhe të mos kemi fertilizim dhe shtatzani. Kjo sepse defekte biokimike (të cilat mund të jenë edhe shkaku i infertilitetit) të cilat mund të përmbajë sperma nuk kanë të bëjnë aspak me numrin dhe përqëndrimin e spermatozoideve.

Shanset janë më të mëdha nqs përqëndrimi i spermatozoideve motilë >  5 milion/ml. Në rastet me përqëndrime më të vogla shanset e IUI janë më të vogla. Këto raste zakonisht rekomandohen për Fekondim In Vitro (IVF) me ICSI.

IUI & Vezoret Polikistike (PCO)

Femrat me PCO kanë problem me ovulacionin.

  • Trajtimi i linjës së parë për to është stimulimi i ovulacionit.
  • Megjithatë edhe IUI përdoret në këto raste dhe ka shanse edhe më të larta suksesi.
    • IUI me Clomid ose Femara në rastet me PCO — 15 – 20 % shanse për një cikël IUI. Këto shanse qëndrojnë stabël përgjatë 3 cikleve të para.
    • IUI me gonadotropina në rastet me PCO — 20 – 25 % shanse për një cikël IUI. Këto shanse qëndrojnë stabël përgjatë 3 cikleve të para.
    • Por, shanset për shtatzani multiple janë më të larta në rastet e përdorimit të gnadotropinave në PCO.

IUI & infertiliteti i pashpjegueshëm

Infertiliteti i pashpjegueshëm prek 20-30% të cifteve infertilë. Shanset e suksesit të IUI në rastet me infertilitet të pashpjegueshëm dhe me moshë të femrës < 35 vjec janë si më poshtë:

  • IUI me Clomid – 8% shanse për një shtatzani për një cikël IUI.
  • IUI me gonadotropina (FSH) – 12% shanser për shtatzani për një cikël IUI.

Këto shifra qëndrojnë në këto nivele gjatë 3 muajve të parë dhe më pas bien ndjeshëm. Por zakonisht pas 3 cikleve IUI pa sukses këto cifte referohen për Fertilizim In Vitro (procedurë që ofron shanse më të larta).

IUI & Endometrioza

Shanset e suksesit të IUI në rastet me endometriozë varen nga grada e endometriozës. Në rastet me endometriozë të lehtë shanset e suksesit të IUI janë disi më të ulëta se në rastet e IUI ku femra është pa endometriozë. Në femrat me endometriozë të avancuar shanset e suksesit të IUI bien ndjeshëm. Në këto raste këshillohet Fertilizim In Vitro.

Kur duhet të kalohet nga IUI në IVF?

Rekomandimet janë që pas 3 cikleve IUI pa sukses, të kalohet në Fertilizim In Vitro. Kjo sepse sipas studimeve, 90% e shtatzanive në rastet e arritura me IUI, ndodhin brenda 3 cikleve IUI. E thenë ndryshe, nqs një shtatzani do të vijë me IUI kjo do të ndodhë brenda 3 cikleve të para. Në rast se nuk vjen edhe pas 3 cikleve IUI, atëherë është shumë e pakët mundësia që të kemi shtatzani në ciklet e tjera.

  • Nqs femra është nën 30 vjece dhe ka një rezervë të mirë ovariane, atëherë mund edhe të vazhdohet.
  • Nqs femra është më shumë se 35 vjec, atëherë kalohet më shpejt në Fertilizim In Vitro.

IUI

error: Content is protected !!