ICSIIntracytoplasmic Sperm Injection

ICSI

ICSI është një teknikë e përdorur në Fertilizim In Vitro (IVF), gjatë së cilës një spermatozoid injektohet direkt në brendësi të vezës me qëllim fekondimin. Më pas, embrionet e formuara përmes kësaj teknike transferohen në mitrën e pacientes duke rezultuar (në rastet me sukses) në një shtatzani. Duke qenë se kjo teknikë është një lloj IVF, shpesh herë ne i referohemi asaj si IVF / ICSI. Avantazhi kryesor i ICSI-t ësjtë shkalla e lartë e suksesit, edhe në rastet me probleme të rënda të spermës.

Përkufizim


ICSI është shkurtim për Intracytoplasnatic Sperm Injection. Kjo teknikë bën të mundur injektimin e spermatozoidit të përzgjedhur në brendësi të vezës përmes një mikro-pipete (age). Është embriologu që kryen fekondimin e vezëve përmes teknikës ICSI. Duke fiksuar vezën (ovocitin) në njërën anë, ai injekton spermatozoidin përmes ages në anën tjetër të vezës. Në këtë mënyrë nevojiten spermatozoide (mundësisht sa të shëndetshëm) po aq në numër sa edhe vezë janë.

Ku ndryshon IVF/ ICSI nga IVF klasik


IVF/ICSI dhe IVF Klasik janë trajtime të ngjajshme sepse në të dyja rastet fertilizimi ndodh in vitro; dmth në laborator. Ndryshimi është në mënyrën se si spermatozoidi “penetron” në brendësi të vezës.

  • IVF klasik (konvencional) spermatozoidi “ecën” vetë drejt vezës. Nqs nëIVF klasik veza (ovociti) vendoset në një epruvetë me 50 000 – 100 000 spermatozoide për tu fertilizuar (në mënyrë spontane nga njeri prej këtyre spermatozoideve),
  • Gjatë ICSI-it, spermatozoidi injektohet direkt nën drejtimin e embriologut në brendësi të ovocitit (vezës). Përmes ICSI-it është e mundur të fertilizohen vezët edhe në rast se kemi vetëm disa spermatozoidetë lëvizshme ose spermatozoide të palëvizshëm në dispozicion.

 

Për cilat raste duhet të konsiderohet ICSI?


Shpesh, partneri mashkull e ka të pamundur të ketë spermë me përqëndrime, lëvizshmëri dhe cilësi të mjaftueshme të spermatozoideve që të mundësojë kryerjen me sukses të IVF klasik. Në disa raste, pavarëssht se nuk kemi probleme me spermën, IVF klasik mund të rezultojë jo me sukses për shkak se problemet mund të qëndrojnë tek vezët. Në këto raste, IVF klasik shoqërohet me pak (ose aspak) mundësi për fertilizim.

Për të kaluar këto vështirësi, në vitin 1991 u aplikua për herë të parë me sukses ICSI. Kjo proçedurë anashkalon mjaft pengesa në proçesin e fekondimit dhe u lejon çifteve me problemet e mësipërme të kenë një shpresë reale për të patur ovocite të fekonduara (embrione).

Teknika ICSI, megjithëse si fillim është zhvilluar për tu ardhur në ndihmë çifteve infertile me probleme serioze të infertilitetit mashkullor apo çifteve që kanë pasur dështime në fekondimin e vezëve në ciklet e mëparshme të Fertilizimit In Vitro (IVF), me kalimin e viteve ka filluar të përdoret edhe në raste të tjera.

ICSI u ka dhënë shpresë edhe rasteve të rënda të infertilitetit mashkullor. Këtu përfshihen rastet me një numër shumë të vogël spermatozoidesh apo me spermatozoide të palëvizshëm apo jo të formuar plotësisht. Një pjesë e meshkujve me azoospermi, mund të behen prindër përmes IVF me ICSI.

ICSI duhet të jetë zgjedhja e vetme në rastet me infertilitet mashkullor (rastet me përqëndrim, morfologji apo lëvizshmëri të reduktuar të spermatozoideve, rasteve me spermatozoide të ektraktuara nga teknikat kirurgjikale të ektraksionit të spermës tek meshkujt me azoospermi etj).

Megjithatë ICSI duhet të konsiderohet edhe përtej rasteve me infertilitet mashkullor si psh:

  • Fekondime jo të kënaqshme të ovociteve përmes teknikës klasike të Fertilizimit In Vitro
  • Spermiogramë me variacione në kohë
  • Spermë e ruajtur në ngrirje
  • Infertilitet i pashpjegueshëm
  • Ovocitet me zonë pellucida më të trashë se norma
  • Në rastet me rezervë të ulët të vezëve

Tashmë shumica e klinikave përdorim gjithnjë e më shumë ICSI për shumicën e çifteve që u drejtohen Fertilizimit In Vitro.

Megjithatë, është e rëndësishme të mos harrojmë se për shumë çifte me parametra normalë të spermës, shanset e fekondimit të ovociteve (vezeve) përmes teknikës klasike të Fertilizimit In Vitro janë maksimale duke mos patur nevojën për ICSI.

Cilat janë hapat e një cikli IVF/ICSI?


Hapat e një cikli IVF.ICSI janë pak a shumë të njëjta me cdo cikël IVF klasik në ndryshim vetëm tek fekondimi i vezëve.

Sa sukses ka ICSI-i?


ICSI arrin tu ofrojë shanse fekondimi deri në 80% të vezëve të injektuara. Shanse fekondimi (fertilisation rate) duhet të kuptojmë se sa vezë pas injeksionit (të spermatozoidit) shndërrohen në embrione në laborator. Këto shanse fertilizimi janë ekuivalente me rastet e fekondimit me spermë normale. Po ashtu edhe shanset për shtatzani (pregnancy rate) janë të krahasueshme me ato në rastet e Fertilizimit In Vitro në çiftet që nuk kanë probleme me spermën.

Ka ndonjë diferencë në cilësi mes embrioneve apo shanseve për shtatzani mes Fertilizimit In Vitro me ICSI dhe Fertilizimit In Vitro klasik?


Nuk duket të ketë ndonjë diferencë mes cilësisë së embrioneve apo shanseve për shtatzani mes Fertilizimit In Vitro me ICSI dhe Fertilizimit In Vitro klasik.

Kush? Ku?

ICSI mund dhe duhet të kryhet vetëm nga embriologë me eksperiencën e duhur dhe vetëm në qendrat moderne të fertilitetit.

Kur është kryer për herë të parë?


Mikro-manipulimi ose intra-citoplazmatik sperm injection (ICSI) është një teknikë e cila është realizuar për herë të parë në 1991 nga Gianpiero Palermo. Kjo teknikë është një nga revolucionet më të mëdha në erën e Fertilizimit In Vitro (IVF).

error: Content is protected !!