Ekstraksioni kirurgjikal i spermës në rastet me azoospermiTESE, TESA, PESA

Përpara një cikli IVF, hapi i parë për partnerin mashkull është të japë një sample sperme, spermatozoidet e të cilës do të përdoren nga embriologu për të fertilizuar ovocitet. Por një pjesë e meshkujve nuk kanë spermatozoide në ejakulat, duke vuajtur nga azoospermia. Ekstraksioni kirurgjikal i spermës (Surgical Sperm Retriveal – SSR) përfshin teknikat që synojnë ekstraksionin e spermatozoideve nga epidimimet ose nga testikujt e mashkullit. Pra, SSR u jep mundësi edhe meshkujve azoospermikë që të bëhen prindër.Ekstraksioni kirurgjikal i spermës mund të jetë një opsion trajtimi për meshkujt kur sperma mungon (azoospermia).

Azoospermia takohet në situatat e mëposhtme:

  1. Një bllokim në vas deferens (kanalet që janë përgjegjëse për transportin e spermës nga testikujt në penis). Ky bllokim mund të ndodhë për shkak të traumave apo infeksioneve të ndryshme.
  2. Mungesë të lindur të vas deferens (kanalet që transportojnë spermën nga testikujt) siç janë individët me fibrozë kistike.
  3. Vazektomi (që kanë kryer intervent për ti hequr këto kanale për qëllime kontracepsioni në të kaluarën.
  4. Azoosperm jo-obstruktive– gjendje në të cilën testikujt prodhojnë kaq pak spermatozoide sa që ato nuk mund të arrijnë të kalojnë në vas deferens.

Në 3 situatat e para, kemi prodhim të spermës nga testikuj, por ajo nuk arrin të dalë në ejakulat për shkak të bllokimit apo mungesës së vas deferens (azoospermi obstruktive). Këta individë në ejakulat nuk kanë vecse lëng seminal dhe asnjë spermatozoid. Në këto raste është e mundur ekstraksioni i spermës direkt nga epididimusi.

Zhbllokimi kirurgjikal mund të jetë i mundshëm, por në raste shumë të rralla.

Në rastin e fundit, kemi prodhim të sasive të pakëta të spermës nga testikuj. Është e mundur të tërhiqet spermë duke ndërhyrë direkt në testikuj. Kjo arrihet përmes biopsive multiple testikulare. Pjesëzat e biopsisë testikulare dërgohen në laboratorin e embriologjisë për të ektraktuar spermatozoidet dhe për të përcaktuar edhe më qartë diagnozën që qëndron në bazë të azoospermisë jo-obstruktive.

Në meshkujt me azoospermi obstruktive shanset që të kemi spermatozoide pas kryerjes së procedurave të tilla kirurgjikale arrijnë deri në 90%. Në meshkujt me azoospermi jo-obstruktive shanset që nga këto teknika kirurgjikale të ekstraktohen spermatozoide janë shumë më të ulëta (40 – 60 %).

Në rastet kur teknikat kirurgjikale rezultojnë pozitive për spermatozoide, ato mund të përdoren për të kryer Fertilizim In Vitro me ICSI.

Teknikat kirurgjikale të ekstraksionit të spermës jane:

  • PESA (Percutaneous Epididymal Sperm Aspiration) është një teknikë e cila synon ekstraksionin e spermës duke aspiruar përmes një ageje fine direkt nga epididimusi (vendi në skrotum ku sperma depozitohet pasi prodhohet nga testikujt).
  • TESE (Testicular Sperm Extraction) është ekstraksioni i spermës nga biopsia testikulare e mundësuar kjo përmes një incizioni (hapje) minimale në skrotum.
  • TESA (Testicular Sperm Aspiration) është ekstraksioni i spermës nga biopsia testikulare e mundësuar kjo përmes duke aspiruar përmes një ageje fine direkt nga testikujt.

Procedurat e mësipërme kryhen nën anestezi lokale apo të gjeneralizuar. Qëndrimi në spital pas interventit është vecse 2-3 orë dhe rikuperimi post-operator është shumë i shpejtë.

Materiali i ektraktuar do të ekzaminohet në të njëjtën ditë dhe pacienti do të marrë informacion në se teknika ka rezultuar positive në gjetjen e spermatozoideve, numrin apo cilësinë e tyre. Këto spermatozoide mund të përdoren të freskëta gjatë një cikli Fertilizimi In Vitro (kur këto procedura kirurgjikale programohen në të njëjtën kohë me aspirimin e vezëve) ose mund të ruhen në ngrirje (krio-prezervim) për tu përdorur në një cikël IVF në një moment të dytë.

Categories : Kirurgjia
error: Content is protected !!