Infeksionet & Barra

Infeksionet & Barra

Infeksionet gjatë shtatzanisë përbëjnë një shqetësim të madh për gruan shtatzanë, për efektin që ato mund të kenë në shëndetin e bebit. Për fat të mirë shumica e infeksioneve ngjitëse tashmë janë shumë të rralla falë edhe programeve të vaksinimit. Për shembull infeksioni nga Rubela, shumë i rrezikshëm për zhvillimin e bebit, tashme takohet shumë rrallë.

Duhet theksuar se shumica e bebave nuk dëmtohen nqs nëna merr ndonjë infeksion gjatë shtatzanisë. Por ka disa infeksione që mund të transmetohen tek bebi përmes placentës ose gjatë lindjes, dhe kur kjo ndodh, atom und të lenë pasoja srrioze për të porsalindurin. Në disa raste të tjera, infeksionet mund të komplikohen edhe me lindje parakohe.

Është e pamundur që gruaja shtatzanë tu shmanget të gjitha burimeve të infeksioneve gjatë shtatznisë.Një faktor predispozues është edhe ndryshimet në imunitet dhe në sistemet e organeve që ndodhin gjatë shtatzanisë.

Megjithatë monitorizimi me kujdes i shtatzanisë tek mjeku obsetër-gjinekolog, kryerja e analizave dhe mjekimi i duhur bën që rreziku që vjen nga këto infeksione të reduktohet.

Hepatiti B

Hepatiti B është një virus i cili ka afinitet për qelizat e mëlçisë (heparit … prandaj quhet edhe hepatitit). Në 90% të rasteve, infeksioni me hepatit B do të persistojë gjatë gjithë jetës. Kjo mund të shkaktojë dëmtime të mëlcisë (hepatolizë, cirrozë deri edhe kancer të mëlcisë).

Gripi

Gratë shtatzana janë më të rrezikuara të pësojnë komplikacione serioze nqs reken nga gripi. Mjekimi me antigripalë si Tamiflu është shumë i sigurt për bebin. Edhe vaksinimi për të parandaluar gripin është më se i lejuar në shtatzani.

COVID-19

Corona Virus

Për të reduktuar rrezikun për transmetim tek fëmija, rekomandohet respektimi i masave parandaluese si higjena e duarve apo mbajtja e maskës gjatë ushqyerjes me gji. Kuptohet që duke qenë përpara një situate të re, njohuritë e mjekëve mbi efektin e këtij virusi mbi nënën shtatzanë dhe fetusin do të pasurohen nga dita në ditë gjatë përballjes më të.

CMV

Citomegalovirus

Është një infeksion që mund të prekë fetusin nqs nëna është e infektuar. Infeksioni me CMV tek fetusi in utero mund të shkaktojë pas lindjes humbje të dëgjimit, humbje të shikimit, mikrocefali, pneumoni, ikter, hepatosplenomegali, prapambetje të zhvillimit mendor dhe vdekje (shumë rrallë).

Infeksionet urinare

Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta gjatë shtatzanisë. Nqs nuk trajtohen ato mund të shkaktojnë infeksione serioze të veshkës. Trajtimi i këtyre infeksioneve përfshin antibiotikët. Qëllimi është të mjekohet infeksioni por edhe të parandalohen komplikacionet e mundshme që keto infeksione mund të shkaktojnë.

Rubela

Rubella përbën rrezik për gruan shtatzanë! Në rast se një shtatzanë infektohet me rubella, sidomos gjatë Tremujorit I, ajo mund të jetë e detyruar të abortojë shtatzaninë për shkak të rrezikut të madh për anomali fetale që ky virus mund të shkaktojë

Toksoplazma

Toksoplazma është një infeksion i zakonshëm që prek zogjtë dhe kafshët, por edhe njerëzit. Rreziku që një femër të infektohet me toksoplazmë gjatë shatzanisë është shumë i vogël. Nuk është protokoll rutinë kryerja e analizave për toksoplazmën. Për këtë arsye femrat shtatzana duhet të kenë njohuri si të parandalojnë infeksionin.

Hepatiti C

HCV

Deri në 8% e shtatzanave në botë mendohet se janë të infektuara me hepatit C (HCV). Rreziku që ky virus të transmetohet tek bebi gjatë shtatzanisë ose gjatë lindjes është 5%.

error: Content is protected !!