Hepatiti C & Shtatzania

Çfarë është hepatiti C?


Hepatiti C është një infeksion që prek mëlçinë dhe shkaktohet nga virusi i hepatitit C (HCV).

Sa i shpeshtë është ky infeksion tek shtatzanat?


Deri në 8% (ose 1 në 12) e shtatzanave në botë mendohet se janë të infektuara me hepatit C. Rreziku që ky virus të transmetohet tek bebi gjatë shtatzanisë ose gjatë lindjes është 5%.

Çfarë shenjash jep ky infeksion?


Në shumicën e rasteve (75%) infeksioni me hepatit C mund të mos shfaqin asnjë shenjë. Në ato raste kur shfqen simptoma, mund të kemi dhimbje barku, mungesë oreksi, të përziera (nauze) dhe ikter (zverdhje të lëkurës dhe sklerave).

Në 15% – 40 % të rasteve sistemi imunitar arrin ta shfarosë infeksionin nga organizmi. Në rastet e tjera virusi qëndron në mëlçi dhe shkakton një infeksion kronik.

Individët që dihet (përmes analizave) që e kanë virusin në mëlçinë e tyre për më shumë se 6 muaj njihen si mbartës të hepatitit C. Shumë mbartës jetojnë për shumë vite pa patur ndonjë problem shëndëtësor, ndërkohë që disa të tjerë do të zhvillojnë cirrozë (dëmtim të rëndë të mëlçisë) dhe kancer hepatik (të mëlcisë). Këto komplikacione zakonisht shfaqen brenda 10 – 20 viteve nga momenti i infeksionit.

Si përhapet hepatiti C?


Shumica e fëmijëve e marrin virusin e hepatitit C nga nënat gjatë shtatzanisë ose gjatë lindjes (transmetim vertikal).

Tek adultët, rrugët e transmetimit janë:

  • Rruga intravenoze (nga përdorimi injeksioneve të pasterilizuara për droga të ndryshme),
  • Gjatë manipulimeve dentare (tek dentisti) apo manipulimeve për tatuazhe kur nuk përdoren instrumenta sterile.
  • Gjatë transfuzionit të gjakut të pakontrolluar.
  • Kontakti i lëkurës me gjakun e infektuar me hepatit C.
  • Rruga seksuale (kontaketi seksual me një individ të infektuar ose mbartës të hepatitit C),

Çfarë mund të shkaktojë Hepatiti C tek shtatzania?


Tek femrat shtatzana dhe të infektuara me hepatit C vihet re një rrezik më i rritur se norma për:

A duhet të testohen shtatzanat për hepatit C?


Infeksioni me hepatit C mund të vërtetohet me anë të një analize të thjeshtë gjaku. Nuk është praktikë që të jepen rekomandime për të gjitha shtatzanat që të testohen për hepatit C. Zakonisht rekomandimet kufizohen vetëm tek ajo grup popullate që ka rrezik të lartë për tu prekur nga hepatitis C. Këtu përfshihen personeli mjeksor (mjeke, infermiere, dentiste etj), përdoruesit e drogave dhe shtatzanat me bashkëshort të infekstuar me hepatit C.

Mjekimi


Shtatzanat me hepatit C mund të kenë nevojë për terapi me antiviralë pas lindjes së bebit.

Si mund të mbrohet bebi nga marrja me hepatitit C?


Shtatzanat që janë pozitive për hepatit C kanë 5% probabilitet që tja kalojnë infeksionin bebit gjatë shtatzanisë ose në momentin e lindjes. Nuk ekziston asnjë mënyrë që të ndalojë këtë mundësi infeksioni.

Lindje natyrale apo lindje me operacion cezarian?


Shumica e stundimeve kanë arritur në konkluzionin se rruga e lindjes nuk ka ndikim mbi rrezikun për treansmetim nga nëna tek bebi. Megjithëse edhe këtu ka ende debat.

A mund të lejohet ushqimi me gji nqs nëna është pozitive për hepatit C?


Hepatiti C nuk përhapet me anë të qumështit! Pra ushqyerja me gji e bebit nuk duhet të ndalohet! Kujdes duhet patur vetëm në rastet kur mameloni zhvillon fisura (çarje) të cilat mund të rrisin rrezikun për transmetim në mënyrë të moderuar.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!