IVF me cikël natyral(IVF pa Stimulim Ovarian)

IVF me cikël natyral

Çfarë është?


Fertilizimi In Vitro me cikël natyral (Natural-Cycle IVF ose shkurt NC-IVF) është një proces Fertilizimi In Vitro gjatë të cilit nuk janë përdorur stimulantë të ovareve (Clomid, Femara, Gonal-F, Merional, Menopur, Menogon, Puregon etj). Ndiqet ecuria e folikulit të vetëm që zhvillon pacientja gjatë ciklit dhe në momentin që arrin maturimin kryhet Oocyte-pick Up – OPU (aspirimi i ovocitit) dhe fertilizimi i tij me spermatozoidin. NC – IVF është një alernativë shumë e përhapur në Evropë.

Fertilizimi In Vitro me cikël natyral (Natural-Cycle IVF ose shkurt NC-IVF) ka qenë propozuar prej kohësh. Edhe vetë Fertilizimi i parë In Vitro ka qenë një NC – IVF.

Cilat janë avantazhet?


  • Mungesa e stimulimit bën që rreziqe të tilla të IVF si hiperstimulimi ovarian apo shtatzanitë multiple të mos ekzistojnë aspak.
  • Gjithashtu, të gjithë e dimë se stimulantët (sic njihen ndryshe ilacet që përdoren për të stimuluar vezoret të prodhojnë sa më shumë vezë) janë të kushtueshëm. Pikërisht kjo kosto stimulimi që ndonjëherë shkon edhe sa gjysma e vetë procedurës IVF, në rastet me NC – IVF është nul (zero).
  • Duke qenë se maksimumi do të aspirohet vetëm 1 (një) ovocit, atëherë edhe numri maksimal i embrioneve të formuar do të jetë 1 (një). Kështu që cifti nuk do të ketë dilemën e ruajtjes (ngrirjes) që kanë disa çifte infertile që i nënshtrohen IVF me stimulim i cili mund të rezultojë me shumë embrione të formuar.

Cilat janë dizavantazhet?


  • Duke qenë se nuk përdoren stimulantë, kjo bën që 10-15% e këtyre cikleve të anulohen (kancelohen) për shkak të pikut prematur të LH.
  • Jo gjithnjë është e mundur të aspirohet ovociti nga folikuli. Kjo bën që embrio-transferta të anulohet!
  • Duke qenë se maksimumi do të aspirohet vetëm 1 (një) ovocit, atëherë edhe numri maksimal i embrioneve të formuar do të jetë 1 (një), atëherë edhe shanset për shtatzani janë më të pakta se sa në rastet me IVF me stimulim (ku mund të kemi 2-3 embrione për të transferuar në mitër). Megjithatë, për shkak të kostove më të pakta financiare të NC – IVF, është e mundur që pacientja ti nënshtrohet 2-3 cikleve rresht NC – IVF; në këtë rast shanset cumulative do të afroheshin shumë me ato të IVF me stimulim.

Cilat paciente janë kandidatet për NC – IVF?


Jo të gjitha pacientet infertile mund ti nënshtrohen NC – IVF. Kandidatet që mund të përfitojnë janë:

  • Pacientet me moshë < 36 vjec dhe me një rezervë ovariane normale.
  • Pacientet me infertilitet tubar
  • Pacientet me infertilitet mashkullor.
  • Pacientet me rezervë ovariane të reduktuar dhe me disa cikle të dështuara IVF me stimulim.
  • Pacientet me infertilitet të panjohur.

Cilat janë shanset e suksesit të NC – IVF?


Shanset e suksesit për shtatzani mund të arrijnë deri edhe 25% në rastet kur arrihet të aspirohet ovociti dhe 30-40% në rast se ka embrion te nje cilesie te mire për tu transferuar.

error: Content is protected !!