Mosha & (in)fertiliteti mashkullor

Mosha & (in)fertiliteti mashkullor

Pavarësisht se flitet shumë për ndikimin e madh që ka mosha në fertilitetin e femrës, shumë pak flitet për ndikimin e saj në fertilitetin e mashkullit. Mashkulli mund të prodhojë spermatozoide gjatë gjithë jetës, në ndryshim nga femra e cila mund të prodhojë vezë (ovocite) vetëm gjatë jetës menstruale. Pra një mashkull mund të bëhet prind në cdo moshë. Pavarësisht kësaj, me kalimin e viteve vihen re ndryshime tek sperma në drejtim të reduktimit të aftësisë fertilizuese të spermatozoideve.

Cilat janë efektet negative të moshës tek sperma?


Efekti i moshës tek sperma përmblidhet në pikat e mëposhtme:

  • Një reduktim shumë i ngadaltë por progresiv i lëngut spermatik (për shkak të “plakjes” së vezikulave seminale (të cilat sic dihet prodhojnë lëngun që transporton spermatozoidet e prodhuara në testikuj).
  • Ndodh një reduktim i përqindjes së spermatozoideve me lëvizshmëri maksimale (që janë edhe më fertilët).
  • Me kalimin e viteve rritet stresi oksidativ që mund të shkaktojë dëmtime të materialit gjenetik të spermatozoideve (Sperm DNA fragmentation). Dëmtimi i materialit gjenetik mund të jetë shkak për shfaqjen më të shpeshtë të anomalive fetale në këto raste.

Çfarë mund ti rekomandojmë meshkujve kur kërkojnë të bëhen prindër në moshë të madhe?


Cilësia e spermës është e përcaktuar gjenetikisht. Dhe kjo do të thotë që fertiliteti mashkullor është një karakteristikë personale që zotërohet tek meshkuj të ndryshëm në grada të ndryshme. Duket se ka një lidhje me kromozomin Y dhe që trashëgohet përmes linjës paterne. Kjo, nqs nuk ka ndikime të tjera (ambientale apo toksike) gjatë zhvillimit të testikulit fetal gjatë kohës që fetusi është në barkun e nënës.

Nqs mosha e prindit mashkull është > 50 vjeç atëherë këshillohet analiza (testimi) gjenetike e embrioneve (PGT) për të parandaluar lindjen e fëmijëve me anomali kromozomike.

error: Content is protected !!