Sperm freezingRuajtja e spermës në ngrirje

Sperm freezing

Ngrirja e spermës

Ngrirja dhe ruajtja e spermës është një procedurë gjatë së cilës spermatozoidet ngrihen dhe ruhen për një përdorim të mëvonshëm. Është një procedurë që zhvillohet me sukses që prej 40 vitesh. Ngrirja bëhet e mundur përmes azotit të lëngët që ofron temperature deri në -196°C. Në këtë mënyrë spermatozoidet mund të ruhen për shumë vite duke ruajtur vitalitetin e tyre në nivele të kënaqëshme.

Përse mund të jetë e nevojshme ngrirja dhe ruajtja e spermës?


Për fat të keq, jeta është e paparashikueshme. Janë të shumta situatat të cilat mund të interferojnë me fertilitetin tuaj të ardshëm. Këtu përfshihen:

  • Rastet me kancer. Për shembull: nqs një mashkull preket nga kanceri testikular në njërin prej testikujve atëherë ai do ti nënshtrohet kirurgjisë (heqjes së testikulit të prekur) dhe kimioterapisë e cila shkatërron prodhimin e spermatozoideve. Riprodhimi i spermatozoideve mund të rikthehet pas disa viteve ose mund të mos kthehet fare.
  • Kimioterapia dhe radioterapia në rastet me kancer.
  • Disa lloj interventesh kirurgjikale në skrotum dhe testikuj.
  • Vazektomia
  • Puna në mjedise me lëndë helmuese / rrezatime etj
  • Diabeti, i cili mund të shkaktojë pamundësi të ereksionit tek meshkujt.
  • Meshkuj të cilët duke qenë larg (për arsye të ndryshme) nuk mund të jenë të pranishëm në procedurat e riprodhimit artificial (IUI – Inseminim artificial apo IVF – Fertilizimin In Vitro) që do të ketë bashkëshortja.

Çfarë analizash duhet të kryejë një individ përpara se të depozitojë spermën për ngrirje?


Zakonisht kërkohen të njëjtat analiza që i kërkohen një mashkulli përpara se ti nënshtrohet një cikli Fertilizimi In Vitro. Këtu përfshihen analizat për hepatit B, hepatit C dhe HIV.

Sa kohë mund të ruhet sperma e ngrirë?


Zakonisht ajo ruhet për intervale që mund të arrijnë deri edhe 10 vite. Megjithatë ka raste që është përdorur spermë e ruajtur edhe më gjatë.

Çfarë ndodh me cilësinë e spërmës?


Cilësia e spërmës nuk ndikohet nga kohëzgjatja e intervalit gjatë së cilës ajo qëndron e ngrirë. Ajo ndikohet vetëm nga procesi i ngrirjes dhe ai i shkrirjes, moment gjatë së cilës është e kuptueshme që të kemi një farë humbje në cilësi dhe numër të spermatozoideve të mostrave.

Sa mostra mund të ngrihen / ruhen?


çdo mashkulll është i ndryshëm. Shumica e meshkujve që janë të detyruar të ngrijnë dhe ruajnë spermën e tyre japin 2 – 5 mostra përpara interventit kirurgjikal. Në disa raste mund të jepen edhe më shumë mostra.

Si mund të përdoren sërish mostrat e ruajtura në ngrirje?


Mostrat e ruajtura mund të përdoren për Inseminim Artificial (IUI) ose për Fekondim In Vitro  (IVF) në momentin që ju dëshironi të keni fëmijë. Nqs sperma e ruajtur është me cilësi të mirë atëherë mund të kryhet IUI (teknikë më pak e kushtueshme). Në rast të kundërt ose kur mostra është e pakët atëherë rekomandohet IVF. Vetëkuptohet që shanset për secilën nga procedurat janë 5-10% më pak krahasuar me rastet kur përdoret spermë e freskët.

error: Content is protected !!