Përse partneri nuk pranon të kryejë analizën e spermës?

Shumë meshkuj hezitojnë në kryerjen e analizës së spermës (spermiograma). Ky është një shqetësim me të cilin ballafaqohen shumë femra në Shqipëri. Në një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare (rurale apo edhe urbane), të paturit e një fëmije është më së shumti një punë femrash pra detyrë e femrës. Është kjo arsyeja se përse janë femrat ato që marrin iniciativën kur një cift shfaq vështirësi në arritjen e shtatzanisë.

Femrat janë të vetëdijshme për tik-takun e orës së tyre biologjike dhe janë më të vetëdijshme për konceptin e kohës së humbur, ndërkohë që meshkujt janë totalisht indiferentë ndaj këtij fakti. Kjo i bën ata që të jenë më pak aktiv në zgjidhjen e situatës. Kjo duket edhe në shprehjet e ndryshme të referuara nga pacientët infertilë pas një historie disa vjecare infertiliteti: “pritëm që natyra të bënte të vetën” apo “cdo gjë kërkon kohën e saj”. Të kërkuarit e ndihmës tek mjeku specialist përbën një kërcënim për egon e tyre mashkullore.

Përderisa shumë miq dhe shokë e kanë arritur të kenë një fëmijë pa asistencën mjeksore, atëherë përse të mos e arrij edhe unë? Ky është mendimi i parë që lind tek një mashkull infertil. A nuk është seksi një funksion i thjeshtë biologjik? Përderisa unë nuk kam ndonjë problem me performacën seksuale pse duhet të dyshoj unë tek cilësia e spermës dhe të kryej analizën e spermogramës?

Frika


E vërteta është se ndërkohë që janë meshkujt që kënaqen të luajnë me teknologjinë (videolojrat kompjuterat etj), e vetmja teknologji me të cilën ata nuk ndihen konfort është teknologjia e riprodhimit pasi ata e njohin shumë pak trupin e femrës. Ata frikësohen nga injeksionet hormonale – dhe kanë frikë për efektet që ato mund të kenë tek partnerja e tyre.

Disa prej tyre kanë më tepër kontakt me sindromën premenstruale për shkak se mund ta shohin cdo muaj tek partnerja e tyre dhe kanë frikë se marrja e hormoneve do ti ekzagjerojë shqetësimet e tyre mujore. Kjo do të reflektohej (sipas tyre) edhe në mirëqënien e tyre personale.

Në një pjesë të rasteve, është konstatuar se frika e kryerjes së spermogramës të jetë e lidhur me frikën se rezultati do të indikonte nevojën për Fertilizim In Vitro (IVF). Shumë meshkuj janë të shqetësuar për efektin që IVF mund të ketë në trupin dhe shëndetin e partneres së tyre. Kjo është për tu vlerësuar por nuk ka asnjë motiv për tu shqetësuar në këtë drejtim

Problemet me egon


Ky mbase është problem më madhor me meshkujt infertilë. Pyetjet që shqetësojnë mashkullin në këtë rast fillojnë edhe shtohen:

  • Po sikur të dalë analiza e spermës me problem?
  • Po sikur mos të ketë asnjë spermatozoid në spermë? Po atëherë cfarë do të bëj?

Shumica e meshkujve kanë një ego delikate dhe për këtë arsye ata nuk duan të rrezikojnë me analizën e spermës.

Si kryhet analiza e spermës?


Ajo kryhet në laborator në një dhomë speciale që ofron kushtet e duhur për dhënien e materialit. Mashkulli duhet të ketë 3-5 ditë absienecë seksuale.

Ku duhet të kryhet?


Është mirë që të kryhet në klinikat që trajtojne infertilitetin. Nuk mund të pretendosh një vlerësim të saktë të analizës së spermës së kryer në ndonjë hyrje pallati apo banjo klinike!

Rrugëdalja …


Duhet kuptuar që partneri heziton të japë spermën për analizë për shkak se e ka të vështirë ta pranojë mundësinë se ai mund të jetë problem. Megjithatë femrat duhet të insistojnë në mënyrë konstante tek partneri i tyre për kryerjen e analizës së spermës. Kjo do të minimizojë kohën e humbur e cila në fund të fundit konvertohet në shanse dhe financa të shpenzuara pa dobi.

Problemet me fertilitetin prekin në mënyrë të barabartë si mashkullin ashtu edhe femrën. Kjo nuk kuptohet për fat të keq as nga disa mjekë. Të mos harrojmë se ka shumë mjekë gjinekologë të cilët trajtojnë femrën duke dhënë Clomid si karamele pa kërkuar një analizë të spermës së partnerit.

 

Nga ana e tyre meshkujt duhet ta kuptojnë se fëmija nuk vjen vetëm me kontributin e femrës (pra vezën!) por edhe me kontributin e mashkullit (spermatozoidin!).

Në disa raste, problemet me fertilitetin mashkullor mund të jenë progresive. Dmth me kalimin e viteve mund të kalohet nga pak spermë në zero spermë. Në këtë raste, është e detyruar të kalohet në teknikat kirurgjikale të ekstraksionit të spermës dhe nqs ato resultojnë negative, atëherë shtatzania mund të jetë e mundur vetëm me spermë të dhuruar.

Për tu mbajtur mend


Çdo problem kalohet më mirë duke u përballur me situatën dhe jo duke e anashkaluar. Kryerja e analizës së spermës është analiza e parë që duhet të kryejë një mashkull kur shtatzania vonon.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!