Septumi Uterin

Cfarë është?


Uterusi septat ose me septum njihet ndryshe në zhargonin e përditshëm mitra me perde ose septum uterin. Uterusi septat përbën shumicën e anomalive uterine të lindura (rreth 55% e rasteve). Kjo anomali rezulton nga rezorbimi jo i plotë i septumit utero-vaginal. Nuk duhet të ngatërrohet me uterusin bikorn.

Çfarë efekti ka mbi sferën riprodhuese?


Uterusi septat është anomali që ka efekt të madh negativ mbi fertilitetin. Infertiliteti, dështimet e përsëritura në Fertilizim In Vitro apo edhe humbja e përsëritur e shtatzanisë janë më të shpeshta në rastet me septum.

Megjithatë një pjesë e mirë e rasteve me uterus septat, arrijnë të kenë lindje në term (pra pa asnjë lloj komplikacioni). Ende nuk është shumë e qartë pse disa prej pacienteve me uterus septat arrijnë të kenë lindje në term dhe pse disa të tjera bëjnë abort apo nuk arrijnë të kenë shtatzani.

A mund të korrigjohet?


Po! Septumi uterin mund të korrigjohet përmes histeroskopisë. Pas rezeksionit (korrigjimit) histeroskopik, për shkak se kaviteti uterin normalizohet, prognoza obstetrikale arrin atë të femrave normale. Nqs pas histeroskopisë operative do të ngelet një septum < 1 cm, kjo nuk do të ndikojë aspak në funksionin riprodhues.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!