A ka ndonjë vlerë kirurgjia e varikocelës?

Me shumë probabilitet nuk ka ndonjë vlerë! Megjithatë debatet janë të shumta në këtë pikë. Të operohet varikocela apo të mos operohet dhe të kalohet në teknikat artificiale të riprodhimit (IVF)?

Për shumë vite është menduar se trajtimi kirurgjikal i varikocelës mund të rrisë shanset e meshkujve infertilë për tu bërë fertilë. Studimet kanë treguar se, pas trajtimit kirurgjikal, analiza e spermës shpesh herë përmirësohet. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse është menduar se trajtimi kirurgjikal mund të përmirësonte edhe fertilitetin.

Megjithatë studimet e fundit nuk kanë treguar ndonjë provë të fortë bindëse se trajtimi kirurgjikal i varikocelës ndikon në rritjen e fertilitetit tek meshkujt infertilë. Duke qenë se përfitimet janë minimale, trajtimi kirurgjikal duhet të vlerësohet në varësi edhe të tabllosë së përgjithshme të çiftit infertil.

Në rastet kur kemi një interval të gjatë infertiliteti (3 – 5 vite), shumica e rekomandimeve do të jenë në favor të teknikave artificiale të riprodhimit (Fertilizim In Vitro).

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!