Të përzierat & të vjellat në shtatzani

Të përzierat (nausea) dhe të vjellat (vomiting) në shtatzani, të quajtura ndryshe edhe morning sicknes ose emesis gravidarum, janë një nga shqetësimet më të shpeshta që përjeton femra gjatë pjesës së parë të shtatzanisë .

Mund të shfaqen në cdo momen, ditën ose natën, dhe në disa raste mund të përsistojnë gjatë gjithë ditës. Janë një shqetësim që mund të ndikojë negativisht edhe në cilësinë e jetës për gruan shtatzanë. Megjithatë nuk paraqesin ndonjë rrezik të shtuar për bebin tuaj, dhe zakonisht zhduken pas javës 16 – 20 të shtatzanisë.

Disa femra mund të zhvillojnë një formë më agresive të quajtuar hyperemesis gravidarum. Kjo është një gjendje më serioze dhe shkakton tek gruaja shtatzanë humbje të lëngjeve nga organizmi (dehidratim) dhe pamundësi për të marrë sasinë e duhur të lëndëve ushqyese. Kjo për shkak të të vjellave të shpeshta dhe pamundësia për tu ushqyer. Në të tila raste duhet patjetër ndihma e mjekut dhe në disa raste edhe shtrimi në spital.

A ka mjekim?

Për fat të keq, nuk ka ndonjë trajtim specifik për të përzierat dhe të vjellat e shtatzanisë. Cdo femër është një organizëm i ndryshëm. Megjithatë ka disa ndryshime në dietë dhe në stilin e jetesës që mund të ndikojnë pozitivisht në këtë drejtim:

  • Të pushoni, pasi lodhja e përkeqëson ndjenjën e të përzierave.
  • Shmangni ushqimet që kanë aroma ose që ju ngacmojnë për keq ndjenjën e nuhatjes.
  • Hani dicka të thatë si për shembull një tost ose biskotë përpara se të flini.
  • Hani shpesh dhe nga pak ushqime të thjeshta por që janë të pasura me karbohidrate (bukë, oriz, biskota, pasta).
  • Hani ushqime të ftohta pasi ato kanë më pak aroma.
  • Konsumoni shumë ujë dhe lëngje (të marra shpesh dhe nga pak)
  • Konsumoni ushqime apo pije që përmbajnë ginger. Mund të merrni tableta gingeri edhe në farmaci.

Cilat shtatzana i kanë më shpesh dhe më të shprehura këto shenja?

  • Femrat që kanë shtatzani multiple (binjakë, trinjakë).
  • Femrat që kanë të përziera sa herë që udhëtojnë
  • Femrat me migrenë
  • Femrat shtatzana dhe obeze

Mjekimet:

Nqs të përzierat përkeqësohen edhe pse keni kryer hapat e mësipërme atëherë mjeku mund tju rekomandojë medikamente anti-emetike për një periudhë të shkurtër.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!