Ruajtja e fertilitetit në rastet me kancer testikuli

A mund të ruajë një mashkull fertilitetin e tij nqs diagnostikohet me kancer testikuli?

Sigurisht që po! Një pjesë e mirë e meshkujve që diagnostikohen me kancer testikuli janë ende të rinj dhe për rjedhojë rrezikojnë të humbasin fertilitetin e tyre si pasojë e nevojës për heqje të testikulit, apo trajtimeve të tjera (kimioterapi, radioterapi).

Por përpara se të fillojnë këto trajtime, ata mund të ruajnë spermën në një klinikë fertiliteti duke pasur mundësinë kështu që të bëhen prindër në të ardhmen, pasi të kenë fituar luftën me kancerin. Sperma e ruajtur mund të përdoret për Fekondim In Vitro.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!