LaparoskopiaKirurgjia e mbyllur

Laproskopia është një mënyrë e të operuarit në brendësi të barkut përmes disa incizioneve shumë të vogla (< 1 cm). Laparoskopia quhet ndryshe edhe kirurgjia minimal invazive. Bëhet fjalë për ekzaminimin e organeve të brendshme të barkut me nje endoskop të vecantë (laparoskop), që futet në bark përmes ombilikut. Laparoskopi ka nje burim drite për të ndriçuar pjesën e brendshme të barkut.

Ky intervent kryhet me anastezi të plotë. Lentja optike e laparoskopit lidhet me një videokamera, në menyre që mjeku të mund të shohë imazhet në monitor në mënyrë më të qartë dhe të zmadhuar. Kjo bën të mundur kuptimin sa më të mirë të problemit që ka pacientja.

Shumë ndërhyrje kirurgjike mund të kryhen me anë të laparoskopisë, duke anashkaluar kështu nevojen për të hapur barkun përmes laparotomisë (kirurgjia e hapur). Laparoskopia quhet ndryshe edhe kirurgji e mbyllur, pasi nuk është e nevojshme hapja e barkut. Gjatë laparoskopisë mund të nevojiten edhe futja e dy apo tre instrumentave të tjerë mjeksorë për të plotësuar intervention. Futja e tyre kryhet përmes 2-3 vrimave shtesë në anë të barkut.

Cilat janë avantazhet e laparoskopisë ?


  • Hospitalizimi shumë i shkurtër (1-2 ditë)
  • Aspekti superior estetik (nuk lë shenja operacioni)
  • Pacientja shërohet më shpejt.

Cilat janë Interventet që mund të kryhen me anë të laparoskopisë?


Laparoskopia diagnostike:

  • Kontroll të anatomisë së organeve gjenitale të femrës në rastet me infertilitet
  • Kromoperturbim tubar (kontroll i kalueshmërisë së tubave) në rastet me infertilitet.
  • Urgjencë gjinekologjike (hemorragjie brendshme):

Laparoskopia operative:

  • Kistektomia (heqja e kistit të vezoreve).
  • Heqjen e barrës jashtë mitre.
  • Drilling ovarian (trajtim të vezoreve polikistike) në rastet me infertilitet.
  • Salpingektomia (heqja e tubave kur këta janë të shkatërruar nga infeksione të ndryshme apo kur janë shndërruar në hidrosalpings).
  • Heqjen e aderencave të ndryshme që dëmtojnë funskionin e tubave.
  • Miomektomia (heqja e miomave).
  • Histerektomia (heqja e mitrës) në rastet me tumore të ndryshme, hemorragji uterine anormale
  • Heqja e vezoreve (kur ato kanë kiste apo tumore të ndryshme).

Barra ektopike

Trajtimi me laparoskopi i një barre ektopike (jashtë mitre) përmes laparoskopisë.

Torsioni Ovarian

Trajtimi me laparoskopi i torsionit ovarian (përdredhjes së vezores) përmes laparoskopisë

[/vc_row]

Kisti Ovarian

Kistektomia laparoskopike

Miomektomia laparoskopike

Kromoperturbimi tubar

Kontrolli i tubave me laparoskopi

 

Categories : Kirurgjia
error: Content is protected !!