Çfarë është numri i folikujve antralë?Antral Follicle Count

Numërimi i folikjve antralë (AFC- Antral Follicle Count) është një ekzaminim ekografik që kryhet në fazën folikulare të ciklit menstrual. AFC konsiston në identifikimin dhe numërimin e të gjithë folikujve me dimensione 2-10 mm në brendësi të vezoreve. Folikujt ovarianë janë struktura të vogla anatomike në të cilat zhvillohen dhe rriten ovocitet (vezët) gjatë ciklit mujor ovarian.

Vlera e AFC, e bashkërenduar edhe me vlerën e hormonit AMH (Anti Müllerian Hormone) na mundëson një vlerësim më të saktë të rezervës ovariane të një femre. Dikur matja e rezervës ovariane kryhej përmes matjes së hormonit FSH në ditën 2-3 të ciklit menstrual. Por kjo tashmë është një metodë që nuk preferohet më pasi është inferiore ndaj AMH dhe FSH.

Në një cikël me stimulim hormonal, si për shembull në rastet e cikleve me Fertilizim In Vitro, vlerësimi i rezervës ovariane ndihmon në përcaktimin e dozave dhe protokollit të sitimulmit. Matja e AMH dhe e AFC është pra një mënyrë për të personalizuar stimulimin ovarian sipas nevojave të pacientes.

Matja e AFC mund të kryhet vetëm nga specialistët e fertilitetit të qendrave të specializuara në trajtimin e infertilitetit.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!