Oligospermia

Oligospermia është një ndër shkaqet më të shpeshta të infertilitetit mashkullor. Njihet ndryshe edhe oligozoospermia dhe përfshin ato situata në të cilat sperma përmban më pak spermatozoide se sa norma. Kjo do të thotë më pak se 15 milionë spermatozoide për mililitër spermë. Shpesh oligospermia shoqërohet edhe me reduktim të motilitetit (lëvizshmërisë) dhe morfologjisë (cilësisë) së spermatozoideve.

Simptomat e oligospermisë


Disa meshkuj nuk kanë asnjë shenjë të vecantë, dhe e mësojnë që kanë oligospermi vetëm kur kryejnë analizat për shkak të infertilitetit. Por në disa raste mund të vihen re që më përpara disa shenja të cilat tregojnë se si funskionon sistemi riprodhues I mashkullit:

  • Zgjerim të venave në skrotum,
  • Dhimbje, fryrje apo noduse në zonën e testikujve.
  • Pakësim të qimeve në fytyrë dhe trup që pasqyron crregullimet hormonale.
  • Disfunksion seksual (mungesa të mbajnë ereksionin për shembull)
  • Dhimbje gjatë urinimit (për shkak të infeksioneve të ndryshme)

Nga se shkaktohet oligospermia


Shkaqet e oligospermisë ndahen në tre faktorë madhorë: Faktorë mjeksore, faktorë mjedisorë dhe faktorë të lidhur me mënyrën e jetesës.

  1. Faktorët mjeksorë – një numër sëmundjesh mund të shkaktojnë oligospermi: Varikocela, infeksione të ndryshme, crregullime të ejakulimit (ejakulacioni retrograd), crregullimet hormonale, marrja e medikamenteve të ndryshme (beta-bllokues, antibiotikë).
  2. Faktorë ambientalë – ekspozimi konstant ndaj toksinave, metaleve të rënda, rrezatimeve dhe kimikateve të ambientit mund të dëmtojë prodhimin e spërmës. Edhe ekspozimi ndaj temperaturave të larta mund të shkaktojë të njëjtin dëm.
  3. Stili i jetës luan një rol të rëndësishëm për gjithë shëndetin në përgjithësi dhe të spermës në vecanti. Konsumi i alkoolit, duhani, mbipesha dhe stresi shkaktjnë shpesh oligospermi.

Si trajtohet oligospermia?


Në trajtimin e oligospermisë përfshihen:

  • Kirurgjia – Në rastin e varikocelës, korrigjimi kirurgjikal është një opsion, megjithëse ende është i debatueshëm vlera e këtij operacioni.
  • Medikamentet përdorenn për të trajtuar rastet me oligospermi të shkaktuara nga crregullime hormonale, infeksione etj.
  • Dryshim i stilit të jetës: Ndërprerja e duhanit, alkoolit, aktiviteti fizik etj.
  • Inseminim Intrauterin
  • Fertilizim In Vitro
Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!