Anomalitë e lindura mitrës

Anomalitë e lindura mitrës

Çfarë janë keqformimet (anomalitë) e mitrës?


Normalisht forma e mitrës duhet të jetë pak a shumë trekëndore. Në rastin e anomalive uterine të lindura, kemi modifikime të kësaj forme. Këto modifikime mund të sjellin probleme në fertilitet dhe në mbarëvajtjen e shtatzanisë (humbje te perseritura te shtatzanise ose lindje preterm).

Cilat janë keqformimet e mitrës?

Sipas American Fertility Society (AFS) anomalitë mülleriane (të mitrës) klasifikohen si më poshte:

  1. Hipoplazia/agenezia (mitra e vogël ose mungon fare). Rokitansky syndrome.
  2. Uterus unikorn
  3. Uterus didelf
  4. Uterus bikorn
  5. Uterus septa(mitra me perde, me septum)
  6. Uterus arkuat
  7. Anomali të shkaktuara nga dietilstilbestroli.

Si formohen keqformimet e mitrës?

Mitra formohet pas bashkimit të duktuseve müllerianë të cilët më pas fuzionojnë në mes duke dhënë formën karakteristike trekëndore të mitrës normale. Keqformimet uterine janë pasojë e një defekti në fuzion (mungesë apo fuzion jo i plotë) i duktuseve mülleriane.

Sa të shpeshta janë këto anomali?

Incidenca e anomalive uterine është e vështirë të llogaritet me saktësi, për shkak të sistemeve të ndryshme të klasifikimit. Ajo varion nga 0.1-3.5% Më të shpeshta këto anomali janë në femrat që kanë probleme me fertilitetin, me aborte të përsëritura apo me lindje premature.

Çfarë komplikacionesh mund të shkaktojnë këto anomali?

Përveç problemeve në fertilitet, këto keqformime ndikojnë edhe në evolucionin e shtatzanisë. Shtatzania dhe lindja në term janë të mundura në rastin e uteruseve bikorn, septa apo didelf. Femrat me anomali mülleriane kanë rrezik më të rritur se popullata për beancë cerviko-istmike, abort spontan, lindje preterm, paraqitje pelvike, paraqitje fetale anormale apo IUGR (peshë të vogël të bebit).

Si diagnostikohen këto anomali?

Në rast se mjeku gjinekolog dyshon për anomali uterine atëherë a imund të kërkojë nga ju që të kryeni një apo disa nga ekzaminimet e mëposhtme për të kornfirmuar apo përjashtuar diagnozën:

Anomalite e mitres

error: Content is protected !!