Dhurimi i vezëveEgg, Oocyte Donation

Dhurimi i vezëve

Çfarë është dhurimi i vezëve?

Dhurimi i vezëve është një proces gjatë së cilit një femër (zakonisht e re në moshë), i dhuron vezët nje femre tjetër me qëllim që kjo e fundit (recipientja / marrësja) të ketë mundësi përmes Fertilizimit In Vitro të bëhet nënë.

Kush mund të ketë nevojë për vezë të dhuruara?

Mjaft femra, disa pavarësisht se mund të jenë edhe në moshë të re, mund ta kenë të vështirë ose të pamundur arritjen e shtatzanisë për shkak se mund të kenë probleme me numrin dhe / ose cilësinë e vezëve (ovociteve).

Këtu përfshihen:

  • femra vezoret e të cilave kanë ndaluar së funksionuari, ose janë shumë afër këtij momenti (ato me menopauzë të parakohëshme) ose janë të prekura nga sëmundje të ndryshme (endometrioza, kiste, tumor etj)
  • femrat të cilat për shkak të sëmundjeve të ndryshme kanë qenë të detyruara të kryejnë intervente kirurgjikale mbi vezoret (heqje të kisteve, heqje të tumoreve, apo edhe heqje të vezores apo vezoreve).
  • femrat e prekura nga tumore të ndryshme (kancer gjiri, leucemi etj). Këto femra kanë qenë të detyruara ti nështrohen kimioterapisë dhe / ose radioterapisë të cilat sic e dimë kanë efekt shkatërrimtar mbi funksionin e vezoreve.

Por egziston edhe një grup tjetër femrash që kërkojne të bëhen nëna por që janë në moshë më të avancuar (40 – 50 vjeçe). Tek këto femra, arritja e shtatzanisë me vezët e tyre është thuajse e pamundur për shkak se rezerva ovariane është në limitet e saj.

Për të dy këto grupe, e vetmja mundësi për të mbetur shtatzanë është dhurimi i vezëve nga një femër tjetër. Këto vezë do të fertilizohen përmes Fertilizimit In Vitro në laborator me spermatozoidet e partnerit dhe embrionet që do të formohen do të transferohen në mitrën e gruas marrëse (recipiente). Në këtë mënyrë, pavarëisht se femra recipiente (marrëse) nuk do të jetë nëna gjenetike e fëmijës, ajo sërish do të jetë nëna që do ta lindë dhe për rjedhojë nëna biologjike.

IVF me vezë të dhuruara

Info për pacientet (recipientet)

Pasi është zgjedhur donatorja, mund të filloje përgatitja e pacientes (recipiente / marrëse). Nqs pacientja ka cikël menstrual atëherë kohëzgjatja e gjithë trajtimit nuk zgjat më shumë se 3 javë.

Të dhurosh vezë

Info për dhurueset

Dhurimi i vezëve është një gjest i thjeshtë që ndihmon një femër tjetër të bëhet nënë! Spitali apo klinika impenjohen në ruajtjen e anonimitetit të dhurueses. Në asnjë mënyrë nuk jepet gjeneralitetet e donatores.

error: Content is protected !!