Një konsultë në një klinikë IVF …

Një konsultë në një klinikë IVF nuk do të thotë se patjetër duhet të kryhesh IVF!


Kur ciftet fillojnë të mendojnë për të kërkuar një konsultë me një mjek specialist, një pjesë e mirë e hezitimit për të vajtur në një klinikë fertiliteti dhe IVF (aty ku gjenden edhe specialistet e infertilitetit) i detyrohet faktit se ata nuk janë ende gati të konsiderojnë IVF si opsion trajtimi. Për të kaluar këtë hezitim duhet kuptuar se cfarë përfshin një konsultë me një mjek specialist në infertilitet dhe gamën e trajtimeve për infertilitetin. Në këtë mënyrë cdo rast do të ketë një trajtim të individualizuar.

 

 

Cfarë përfshin konsulta me një mjek specialist?


Konsulta me një mjek specialist është hapi i parë për të kuptuar se ku qëndron problem I vonesës së shtatzanisë. Mjeku specialist pas marrjes së historisë tuaj mjeksore do të kërkojë kryerjen e analizave të duhura për të përcaktuar sa më saktë se cfarë faktorësh po pengojnë ardhjen e fëmijës së dëshiruar.

Për femrat këtu përfshihen ekografia transvaginale për të vizualizuar gjendjen e mitrës dhe të vezoreve, HSG për të kontrolluar tubat e Fallopit, kontrolli i ovulacionit dhe përcaktimi i rezervës së vezëve (rezerva ovariane).

 

Tek meshkujt, përvec disa analizave hormonale, analiza kryesore për të vlerësuar fertilitetin është analiza e spermës e cila përcakton numrin, motilitetin (levizshëmrinë) dhe morfologjinë (cilësinë) e spermatozoideve.

Në fund të këtyre analizave dhe testeve, mjeku specialist do tju shpjegojë arsyen se përse shtatzania po vonon. Vetëm pas kësaj ai do të mund tju këshillojë se cilat janë opsionet e trajtimit dhe sa janë shanset për sukses të secilit nga opsionet.

Cilat janë trajtimet e infertilitetit? Cfarë opsionesh ka përpara cifti?


Nqs do të ketë ndonjë problem me uterusin (mitrën), në rast kistesh të vezoreve atëherë mjeku mund tju rekomandojë kirurgjinë. Kirurgjia në shumicën e rasteve me infertilitet është histeroskopi ose laparoskopi.

Në rast se kemi probleme me ovulacionin, atëherë mjeku mund tju japë medikamente me qëllim stimulimin e ovulacionit. Këta medikamente mund të përdoren gjatë kontaktit të programuar ose gjatë inseminimit intrauterin (IUI).

Inseminimi intrauterine (IUI) përfshin injektimin e spermës së partnerit (pasi është preparuar) në brendësi të uterusit në afërsi të momentit të ovulacionit. Është shumë i rekomanduar për ciftet me infertilitet të pashpjegueshëm apo probleme të vogla të spermës.

Në disa raste, mjeku specialist mund tju rekomandojë edhe ndryshime në stilin e jetesës apo dietën tuaj, ndryshime të cilat mund të kenë një efekt pozitiv mbi fertilitet.

Fertilizimi In Vitro (IVF) u rekomandohet si linjë e parë trajtimi cifteve me bllokime të tubave, probleme të rënda me spermën ose kur femra ka një moshë që kalon atë 38 vjecare. IVF rekomandohet edhe në ciftet që nuk kanë probleme me fertilitetin, por që janë mbartës të sëmundjeve të ndryshme gjenetike. Në këto raste, embrionet që rezultojnë pas IVF analizohen nga ana gjenetike përmes teknikës PGT. Vetëm embrionet normale nga ana gjenetike do të transferohen në mitër.

Rruga e personalizuar drejt shtatzanisë


Roli i një specialist në infertilitet dhe mjeksi riprodhuese, është të mbështesë pacientët duke u parashtruar atyre të gjitha opsionet e trajtimit, në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë vendimmarrjen.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!