Histeroskopia

Histeroskopia është një procedurë e cila përdor një teleskop në formë tubi (histeroskop) për të vizualizuar brendësinë e kavitetit (zgavrës) të mitrës. Ajo është edhe një teknikë që lejon kryerjen edhe të interventeve të ndryshme kirurgjikale në kavitetin e mitrës.

Përse përdoret histeroskopia?


Histeroskopia mund të gjejë shkakun e anomalive të mëposhtme:

  • Menstruacione me fluks dhe/ose kohëzgjatje të shtuar
  • Hemorragji jashtë menstracioneve
  • Hemorragji në menopauzë
  • Hemorragji gjatë terapisë zëvendësuese hormonale
  • Aborte të pashpjegueshme ose të përsëritura
  • Fertilizime in vitro të pasukseshme.

Histeroskopia mund të trajtojë probleme / anomali të ndryshme të mitrës:

  • Heqjen e polipeve endometriale
  • Heqjen e miomave submukoze dhe atyre.
  • Heqjen e aderencave të ndryshme (sinekitë).
  • Lokalizimi dhe heqja e një sterileje (kontraceptiv mekanik) që mund të ketë “humbur”.
  • Korrigjimin e anomalive të lindura të mitrës si septumi uterin (mur / perde që ndan kavitetin e mitrës në mes) apo kaviteti uterin i vogël (e ashtuquajtura mitër e vogël).
  • Korrigjimin e sinekive.

Cfarë anestezie përdoret?”


Histeroskopia mund të kryhet nën anestezi gjenerale ose nën anestezi lokale. Në rastin e parë pacientja është në gjumë, ndërkohe që në rastin e dytë ajo është zgjuar. Kuptohet që edhe gjatë histeroskopisë nën anestezi lokale pacientja nuk ndjen dhimbje.

Sa zgjat histeroskopia?


Histeroskopia zakonisht zgjat 5-30 minuta.

A ka efekte anësore histeroskopia


Efektet anësore më të shpeshta janë dhimbja dhe hemorragjia minimale të cilat u përmendën më sipër. Shumë rrallë mund të ndodhë perforimi apo infeksioni. Për të minimizuar sa më shumë këto komplikacione (edhe pse shumë të rralla) pacientja duhet të informojë mjekun / spitalin në rast se ka shqetësime.

 

 

 

 

Categories : Kirurgjia
error: Content is protected !!