Poor Responder

Poor Responder

Cilat janë pacientet poor responder?


Në këtë grup përfshihen ato paciente të cilat gjatë stimulimit ovarian për Fertilizim In Vitro kërkojnë doza më të larta medikamentesh dhe që në fund të stimulimit rezultojnë me një numër më të vogël vezësh (ovocite) se norma. Edhe vetë fjala poor responder e shpjegon shumë qartë: që përgjigjet dobët, pra përgjigja ndaj stimulimit është e dobët. Ende nuk ka një përkufizim definitiv për poor responders, por shumica e specializtëve të fertilitetit klasifikojnë në këtë grup pacientet nga të cilat gjatë aspirimit të ovociteve (vezëve) merren ≤ 4 vezë dhe me një nivel të estradiolit në ditën e administrimit të hCG më pak se 500.

Duhet theksuar se në Fertilizim In Vitro stimulantët nuk shpikin vezë nga hici. Me ndihmën e stimulantëve do të merren disa vezë që ekzistojnë në vezoret e femrës. Do të merren shumë vezë nqs femra do të ketë një rezervë ovariane të mirë. Nqs rezerva ovariane është e ulët atëherë edhe numri i vezëve që do të merret është i ulët, pavarësisht dozave të larta të stimulantëve.

A është e mundur të diagnostikohen këto paciente?


Në shumë raste diagnoza vendoset vetëm kur pacientja i është nështruar Fertilizimit In Vitro dhe ka rezultuar me një numër më të vogël vezësh. Në raste të tjera kjo mund të parashikohet deri diku përmes testimit të rezervës ovariane me anë të matjes së AMH, FSH apo ekografisë transvaginale.

Si trajtohen pacientet poor responders? 


  • A mund të parashikohet përgjigja ndaj stimulimit? Jo! Pavarëisht testeve të sipër përmendura për rezervën ovariane, testi final mbetet stimulimi gjatë Fertilizimit In Vitro.
  • Cili protokoll stimulimi duhet të përdoret në këto raste? Edhe këtu nuk ka një përgjigje definitive. Protokollet më të përdorur për këto raste janë short antagonist, MAP, Femara antagonist etj. Dozat e gonadotropinave të përdorura janë gjithnjë më të lartat: 300 – 450 UI në ditë, megjithëse rritja e dozës nuk ka sjellë rritje të shanseve për sukses. Është kjo arsyeja pse stimulimi është një barrë e madhe financiare për këto raste. Kohët e fundit strategjitë që po përdoren gjithnje e më shumë janë mini-IVF dhe Natyral cycle IVF.
  • A duhet ti nënshtrohen Fertilizimit In Vitro me vezët e tyre këto paciente poor responder?  Patjetër që PO! I vetmi ndryshim është se në këto raste strategjia është e ndryshme. Qëllimi është të arrijmë të akumulojmë sa më shumë ovocite dhe të reduktojmë kostot financiare.
    • Duke qenë se janë poor responder për shkak se kanë një rezervë ovariane të ulët, edhe shanset e suksesit të një cikli Fertilizimi In Vitro do të jenë shumë më të ulëta. Kjo sepse pacientet poor responder në shumë raste përvec se kanë një rezervë ovariane të ulët, kanë edhe një cilësi më të reduktuar të këtyre ovociteve (vezëve). Për rjedhojë në fund të nje cikli stimulimit ato arrijnë me më pak vezë dhe me më pak embrione (në disa raste asnjë!) për tu transferuar. Kështu që këto paciente duhet të informohen shumë qartë për shanset e tyre më të pakta për sukses gjatë IVF me vezët e tyre.
    • Këto paciente mund të përfitojnë nga akumulimi i ovociteve gjatë nje cikli (DuoStim) ose gjate disa cikleve Mini IVF ose Natural Cycle IVF; në këtë mënyrë ato do të kene një numër të konsiderueshëm embrionesh (mundësisht blastociste) në dispozicion për të përfunduar një transfertë me sa më shumë shanse.

  • Alternativa … Fertilizimi In Vitro me Oocyte Donation (vezë të dhuruara) do të ishte një alternativë shumë e mirë për pacientet poor responder. Shanset e suksesit janë shumë më të larta dhe kostot e trajtimit janë pak a shumë të njëjta.
error: Content is protected !!