StimulimiStimulimi i vezoreve (ilaçet e fertilitetit)

Stimulimi

Pse duhet të stimulohen vezoret?

Gjatë një cikli IVF, është e nevojshme të përdoren disa medikamente (injeksione dhe / ose tableta) me qëllim që ti induktojmë vezoret (ovaret) të rrisin shumë vezë. Ky proces quhet stimulim ovarian. Stimulimi ovarian mund të përdoret i vetëm në trajtimin e infertilitetit ose mund të jetë pjesë integrale e procedurave të riprodhimit të asistuar (IUI, IVF apo PGT).

Natyrisht, pyetja e menjëhershme e disa prej femrave që duhet ti nënshtrohen IVF do të ishte: “përderisa unë jam normale si nga ana anatomike ashtu edhe nga ana funksionale, përse duhet të stimulohen vezoret e mia?”  Përgjigja është e thjeshtë: “Pavarësisht se sistemi gjenital femëror mund të jetë anatomikisht dhe funksionalisht normal, një femër normalisht do të prodhojë spontanisht (pa stimulim) vetëm 1 vezë (ovocit). Natyrisht që IVF mund të bëhet edhe me një ovocit të vetëm, por në këto raste shanset për sukses të procedurës do të ishin shumë të ulëta. Bebja e parë me IVF ka lindur në një cikël IVF pa stimulim (pra me një vezë të vetme). Për ta bërë sa më të suksesëshme procedurën e IVF nevojiten më shumë se 1 vezë. Ideale do të ishte 8-15 vezë. Një numër më i madh do të rrezikonte për hiperstimulim, një gjë kjo jo fort e dëshirueshme.

Mos harroni! Asnjëherë nuk është e mundur të llogaritet që përpara stimulimit se sa vezë do të prodhohen në fund të tij. Për këtë arsye jo gjithnjë mund të parandalohet hiperstimulimi ovarian.

Letrozole

Letrozole (Femara) është një tjetër stimulant i ovulacionit që qarkullon në formë tabletash. I përdorur fillimisht për të trajtuar kancerin e gjirit, në 20 vitet e fundit Letrozoli po gjen gjithnjë e më shumë përdorim edhe si stimulant ovulacioni. Për momentin është medikamenti i linjës së parë në stimulimin e ovulacionit në rastet me vezore polikistike.

Clomid

Clomid (Clomiphene citrate) është një medicament në formë tablete që përdoret për stimulimin e ovulacionit. Vepron duke bllokuar receptorët e estrogjenëve në hipotalamus, duke shkaktuar si pasojë rritjen e prodhimit të FSH dhe LH nga hipofiza. Këto hormone janë stimulant natyralë të ovulacionit në një cikël normal.

Gonal-F (Follitropin alfa, FSH)

Këto injeksione përmbajnë një hormone të quajtur follicle stimulating hormone (FSH) që normalisht prodhohet nga gjendra e hipofizës që lokalizohet në bazën e trurit. Në laborator FSH prodhohet duke përdorur teknologjinë rekombinante gjenetike (Gonal-F ose Follistim) ose duke e ekstraktuar nga urina (Bravelle, Fostimon).

FSH stimulon rritjen e folikujve dhe kur jepet në doza të ndryshme në varësi të rekomandimeve të mjekut specialist. Është një medikament që aplikohet vetëm përmes injeksioneve. Njësia matëse është IU.

Për sa i përket formave që qarkullojnë në treg FSH mund të jetë në formën e ampulave 75 IU, penës me 300 IU, 450 IU dhe 900 IU dhe më rrallë në formën e depos 450 IU.

Menopur, Merional (Human Menopausal Gonadotropins, HMG)

Këto lloj injeksionesh përbajnë jo vetëm FSH, por edhe një tjetër hormon të quajtur (LH) ose një hormone tjetër që funksion si LH. Ashtu si edhe Fostimon apo Bravelle, edhe Menopur edhe Merional ekzistojne vetëm në formën e ampulave.

Ovitrelle, Pregnyl, Ovidrel (Human Chorionic Gonadoptropin, hCG)

Normalisht hCG është një hormon që prodhohet nga placenta kur femra është ështatzanë. Duke qenë se hCG funksionon në mënyrë të ngjajshme me LH (i cili nxit ovulacionin), hCG mund të përdoret për këtë qëllim, pra për të nxitur ovulacionin. Injeksionet Ovidrel, Ovitrelle, Pregnyl përdoren për të nxitur ovulacionin tek femrat që i nënshtrohen Fertilizimit In VitroInseminimit Intrauterin dhe stimulimit të ovulacionit.

OHSS

Hiperstimulimi Ovarian

Hiperstimulimi ovarian (OHSS – Ovarian Hyperstimulation Syndrome) vjen si rezultat i përgjigjes së ekzagjeruar të ovareve (vezoreve) ndaj stimulimit të përdorur. OHSS është një nga komplikacionet më serioze që mund të ndodhin gjatë stimulimeve per IUI ose IVF. OHSS shfaqet atëherë kur ovaret kanë një përgjigje të ekzagjeruar ndaj injeksioneve me gonadotropinave. Vezoret zmadhohen në vëllim, ndërkohë që ka edhe zhvendosje të ujit (ascit) në drejtim të kavitetit abdominal (barkut).

Mini IVF

IVF me stimulim niminal

IVF me stimulim minimal quhet ndryshe edhe Mini-IVF. Ashtu si edhe në Fertilizimin In Vitro konvencional (atë të zakonshmin), kemi të njëjtat etapa: stimulim të ovareve, aspirim të ovociteve, fertilizimin e tyre në laborator me spermatozoidet, kulturë të embrioneve dhe transfertën e tyre në mitër në një ditë të caktuar. Diferenca qëndron në intensitetin e stimulimit: kemi të bëjmë me stimulim më të lehtë. Në IVF konvencional (atë të zakonshmin) qëllimi është të stimulohet rritja e shumë ovociteve, ndërkohë që në mini-IVF përdorimi i stimulimit më të lehtë bën që të rriten vetëm disa vezë (ovocite). Duke qenë se përdoren më pak medikamente për stimulim, atëherë edhe kostot financiare dhe rreziku për hiperstimulim ovarian reduktohen ndjeshëm.

Duo Stim

Ndryshe nga protokollet tradicionale të stimulimit në IVF ku pacientet kryejnë vetëm një fazë stimulimi ovarian të ndjekur nga aspirimi i ovociteve (mbledhja e vezëve) në një cikël menstrual, në Duo Stim pacientet kryejnë dy (2) aspirime të ovociteve (mbledhje të vezëve) brenda të njëjtit cikël menstrual (brenda të njëjtit muaj).

Poor Response

Përgjigja e dobët ovariane

Në këtë grup përfshihen ato paciente të cilat gjatë stimulimit ovarian për Fertilizim In Vitro kërkojnë doza më të larta medikamentesh dhe që në fund të stimulimit rezultojnë me një numër më të vogël vezësh (ovocite) se norma. Edhe vetë fjala poor responder e shpjegon shumë qartë: që përgjigjet dobët, pra përgjigja ndaj stimulimit është e dobët. Ende nuk ka një përkufizim definitiv për poor responders, por shumica e specialistëve të fertilitetit klasifikojnë në këtë grup pacientet nga të cilat gjatë aspirimit të ovociteve (vezëve) merren ≤ 3-4 vezë.

IVF natyral

IVF pa stimulim

Fertilizimi In Vitro me cikël natyral (Natural-Cycle IVF ose shkurt NC-IVF) është një proces IVF gjatë të cilit nuk janë përdorur stimulantë të ovareve. Ndiqet ecuria e folikulit të vetëm që zhvillon pacientja gjatë ciklit dhe në momentin që arrin maturimin kryhet Oocyte-pick Up – OPU (aspirimi i ovocitit) dhe fertilizimi i tij me spermatozoidin. NC – IVF është një alernativë shumë e përhapur në Evropë. IVF me cikël natyral (Natural-Cycle IVF ose shkurt NC-IVF) ka qenë propozuar prej kohësh. Edhe vetë Fertilizimi i parë In Vitro ka qenë një NC – IVF.

error: Content is protected !!